SYRI TV/ Rama shton kompetencat për arkitektët e tij: Masa të reja ligjore, jo më shitje pallatesh në gropë

17:09, 28/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar masa të reja ligjore për t’u dhënë më shumë kompetenca arkitektëve të preferuar të tij, në të njëjtën kohë kur mediat italiane denoncojnë arkitektët që kanë bashkëpunuar me të, për të betonizuar Tiranën. Gjatë një tryeze me fokus të ndërtimit, Rama paralajmëroi se nuk do të ketë më shitje apartamentesh, pa u ndërtuar më parë pallati.

Në të njëjtën ditë kur mediat italiane denoncuan aktivitetin e dyshimtë të arkitektëve të huaj në Shqipëri, falë bashkëpunimit me kryeministrin Edi Rama, duke u ndalur specifikisht te arkitekti italian Stefano Boeri, që e cilësojnë si arkitektin e betonizimit të Tiranës, kryeministri zhvilloi një tryezë pikërisht për këtë çështje. Rama u ka kërkuar ndërtuesve që, për lejet e tyre të ndërtimit, t’u drejtohen këtyre arkitektëve, duke paralajmëruar edhe ndryshime ligjore për t’u dhënë më shumë kompetenca.

Rama u ndal edhe një herë te shkeljet me lejet e ndërtimit, problem i cili duhet të ishte zgjidhur disa vite më parë, sipas deklaratave të kryeministrit që premtoi se kjo çështje do të rregullohej përmes përdorimit të satelitëve Albania One dhe Albania Teo.

Ndërsa mjafton vetëm zbatimi i ligjit dhe kontrolli korrekt për zbatimin e lejeve të ndërtimit, Rama ka avancuar me idetë e tij, nga satelitët te inteligjenca artificiale. Kryeministri paralajmëroi edhe monitorimin e tregut, për të mos lejuar shitjet e apartamenteve në gropë, pa nisur ndërtimi i tyre.

Nga ana tjetër, shefi i qeverisë njoftoi edhe monitorimin me kamera 24 orë të kantierëve të ndërtimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco