28 korriku i 1960 mbahet mend në historinë e popullit shqiptar, si gjyqi publik ndaj të ashtuquajturit ‘grupi çam’, i cili doli hapur kundër udhëheqjes së kohës dhe diktatorit Enver Hoxha.
Në një intervistë për Syri Tv, Hyqmet Zane, gazetar dhe publicist ka hedhur më shumë dritë mbi ekzekutimin, internimin dhe burgosjen e 65 personave, e cila përkon edhe me 65 vjetorin e kësaj ngjarjeje të rëndë të komunitetit çam në Shqipëri.
Në intervistën e dhënë në edicionin e mesditës për moderatorin Arnlod Kariqi, Zane shprehet se në mesin e të arrestuarve ka qenë edhe një prej figurave më të shquara të këtij grupi, Temo Sejko, i cili sipas gazetarit u varros për së gjalli në arkivol.
Është e pashpjegueshme urrejtja ndaj popullit çam, theksoi ndër të tjera Zane, teksa hoqi paralele me situatën që po ndodh sot në Shqipëri, me persekutimin politik të demokratëve nga qeverisja dhe kryeministri Edi Rama.
28 korrik në të gjithë Shqipërinë më 1960 u bë arrestimi i një grupi të madh, i ashtuquajturi ‘grupi çam’, të iniciuara nga sigurimi i shtetit dhe që rezultoi me eleminimin, gjykimin dhe arrestimin e 65 personave, ku 11prej tyre u pushkatuan. 10 vetë vdiqën burgjeve, tragjedi e porositur nga shërbimet e huaja dhe vetë diktatori hëngri në besë çamët.
I thirri para partisë, ishte një lojë e punuar mirë kundër çamëve, Temo Sejkos. Kemi të bëjmë me një arrestim të një prej figurave më të shkëlqyera, për një grup të sajuar, nisi më 1959 kur erdhi Hrushovi në Shqipëri. Enver Hoxha i ishte ankuar Hrushovit për Mehmet Shehun, se ishte kokëfortë e s’më dëgjon, është i pasjellshëm…dhe për Kadri Hazbiun ishte ankuar.
Ishte fatkeqësi pasi konotacioni që mori emri çam, ishte negativ. I qëndruan flamurit dhe atdheut në Greqi dhe erdhën në Shqipëri. Tanimë i vrau dhe Enver Hoxha.
Qeverisja e sotme s’i përmend fere ato personalitete, gjithçka nisim më 1946 me Konferencën e Tiranës. Dolën kundër kultit të individit që ishte Stalini në Rusi.
I inetrnoi ata, disa i helmuan, Temo Sejkon e mbyllën të gjallë në arkivol. kush ishin ideatorët, Kadri Hazbiu e Mehmet Shehu me në krye Enver Hoxhën. I vetmi gjyq i bërë me altoporlant ku shprehej urrejtja popullore kundër çamëve, do t’i djegim çamët…isha i vogël kur i kujtoj.
Urrejtja e qeverisjes e kryeministrit ndaj demokratëve në radhë të pare, e popullit pastaj. Po e shihni ç’po bën qeverisja ndaj këtij populli. Na bashkon urrejtja.
© SYRI.net