Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 16-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Berisha: Hetimi për fondet e IPARD është bllokuar nga Skapi i partisë. Duart e zeza të Ramës të shtrira mbi fondet e qytetarëve europianë

14:05, 15/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi SPAK-un për mbrojtje politike të aferës me fondet IPARD, të cilat, sipas tij, janë grabitur përpara zgjedhjeve dhe më pas hetimi është bllokuar.

Berisha deklaroi se “duart e zeza të Edi Ramës” janë shtrirë edhe mbi fondet europiane, ndërsa ish-ministrja Frida Krifca, e përmendur në skandal, është sot këshilltare e ngushtë e kryeministrit.

Fjala e tij:

Fondet e IPARD u grabitën para fushatës elektorale, siç e dini ju. Dhe fondet e IPARD i bllokoi krejtësisht Komisioni Europian. 

Ajo çështje është, gjoja në hetim, por ajo është një çështje jashtëzakonisht e rëndë, e cila është akuzuar nga Skapi i partisë dhe siç e dini ju, Krifca e famshme është këshilltarja më e afërt e Edi Ramës, mbasi duket se edhe duart e tij të zeza, janë shtrirë mbi fondet e qytetarëve europianë, kurse këto janë të gjitha fonde të buxhetit të shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco