Kandidatja për kryetare e LSI, reagon Monika Kryemadhi: Ne jemi opozita e fortë dhe plot energji

Kandidatja për kryetare e LSI, reagon Monika Kryemadhi: Ne jemi opozita e fortë dhe plot energji

10:47, 30/06/2017
A+ Aa A-

Kandidatja për kryetare e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ardhur me një mesazh mëngjesin e sotëm. Duke shkruar në faqen e saj në Facebook, Kryemadhi thotë se politikanët i harrojnë ndonjëherë hallet e popullit.

Për këtë arsye, sipas saj, LSI do të jetë zëri i tyre dhe opozita e fortë në Kuvend dhe jashtë.

Ja mesazhi i Monika Kryemadhit:

Mirëmëngjes miq! Moti ndryshe nga politika që po ftohet duket se do i nxehë dy ditët në vazhdim.

Ndaj kujdes në orët e nxehta të vapës, edhe pse uji dhe dritat mungojë në shumë zona. Ne politikanët i harrojmë ndonjëherë problemet tuaja të përditshme, por ka një zë të fortë që tund dhe shkund apatinë e atyre që kanë marrë përsipër të kujdesen dhe zgjidhin hallet tuaja.

Ajo është opozita shqiptare, opozita jonë, e fortë dhe plot me energji për të kuptuar dhe ngritur zërin në maksimum për çdo shqetësim tuajin.

Ne jemi me ju, LSI do të jetë pranë problemeve tuaja në çdo ditë apo natë, pavarësisht kushteve të motit apo intrigave të pushtetit.

#ForceePareForceePapare 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

demo30/06/2017 16:20

Pusho moj kukuvajke ! Flet per opozite ti qe i ke vjedhur me ane te parave dhe presioneve rreth 14 deputete PD. Poshte hajdutet e ketij vendi me ne krye ti Monike !

petriti30/06/2017 11:59

sa pune i hapi vetes PD...tani jo vetem duhet te munde ramen me gjithe ushtrite e gazetareve te paguar, krimineleve/trafikanteve dhe diplomateve (dhe superstrukturen e tyre partiake) por i duhet te beje nje opozite shume me te forte e te zgjuar se LSI...kjo e fundit rrezikon ti zere vendin si opozite kryesore ne vend...dhe LSI ka ardhur vetem ne rritje dhe gjithmone ka surprizuar cdo zgjedhje...nuk e di...dite te veshtira na presin...dhe popullit dhe anetaresise i duhet nje mrekulli qe te motivohet perseri kur te shohe se do drejtohet prap nga fytyra e humbjes se perseritur...nese rizgjidhet, Bashes i duhet sa me shpejt nje fitore politike qe te rivendose (me mire te themi rehabilitoje disi) besimin...se ku ta kerkoje ose gjeje kete fitore ktu ka shume diskutim...por duhet ta munde diku (ne ndonje front te rendesishem)PS sesben perpara se populli ti drejtohet kutive ne zgjedhjet e ardhshme lokale...

Shqiptari30/06/2017 11:39

E ngriti zerin opozita deri ne kupe te qiellit, e demaskoi ne te gjitha institucionet nderkombetar banden qeveritare te droges, shkruajten te gjitha mediat boterore per kanabizimin dhe kriminalizimin e qeverise shqiptare, u demaskuan te gjitha deshtimet e qeverise, u demaskuan te gjitha premtimet e pambajtura te qeverise, u demskuan te gjitha maskaralleqet dhe hajduterite e LSI-se dhe cfare nuk u demaskua keto 4 vite nga Berisha dhe opozita, dhe perseri Rama fitoi 74 mandate i vetem. Ky popull as qe e rruajti fare per opoziten dhe e shiti voten pa piken e turpit. Cfare do te beje opozita e LSI-se? A e beson kush kete opozite fallco? Ne opozite nuk jane deputetet e opozites por votuesit dhe mbeshtetesit e opozites. Ne opozite nuk eshte as Monika me familjen e vet, as Vasili, as Iliri, as Luani, as Luli, as Sala, as Lala, por ne qe ngelem pa pune, ne qe alternativa e vetme na ka mbetur emigrimi dhe azili. Keshtu qe ne zgjedhjet e ardhshme opozites do t'i mungojne edhe te pakten 200 mije vota te tjera, nderkohe qe Rama do te behet akoma me mjeshter per te mbajtur dhe per te mos e leshuar kurre pushtetin, pasi shqiptaret nuk protestojne me vote por me ikje dhe bojkot.

Shaba30/06/2017 11:38

Qe te mos ia fusni kot dhe te mos na corodisni mendjen me shprehje propagandistike per te genjyer mbeshtetesit, pergjigjuni vetem kesaj pyetjeje: Cfare do te thote opozite e forte?

Shto koment

Denonco