Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një postim në Facebook, theksoi se Prokuroria e Milanos ka kërkuar arrest shtëpie për Stefano Boerin, mik i afërt i Ramës dhe hartues i Planit Urbanistik të Tiranës 2030, i cili përfshin projektin e famshëm “Pylli Vertikal”.
Boeri ka kontribuar gjithashtu në planet e rindërtimit pas tërmetit në Tiranë dhe Durrës, duke fituar mirënjohje publike nga Rama për punën e tij. Vasili e konsideron këtë një shembull të qartë të korrupsionit që, sipas tij, është baza e lidhjeve të Ramës me individë brenda dhe jashtë vendit. Ai citon deklaratat e Ramës ku falënderonte publikisht Boerin për projektet e tij, duke i quajtur ato “një kapitull të ri për qytetet e së ardhmes”. Deputeti i Partisë së Lirisë e ka cilësuar këtë marrëdhënie si një shembull të një “miqësie” të bazuar në interesa korruptive. Vasili vijon të akuzojë kryeministrin se korrupsioni është elementi kyç i lidhjeve të tij me çdo shqiptar dhe të huaj.
Postimi i plotë:
Prokuroria e Milanos sot ka kërkuar arrest shtëpie për mikun e Edi Rames, Stefano Boerin për korrupsion!
Boeri ka qënë dhe është miku i Edi Ramës.
Ai është dhe hartuesi i Planit Urbanistik për Tiranën e vitit 2030 që u bë nga arkitekti italian Stefano Boeri me ‘Pyllin Vertikal’ të famshëm.
Boeri hartoi dhe plane rindertimi ne Tirane dhe Durres.
Ja si e falenderonte Edi Rama, Boerin:
"Stefano Boeri dhe Mario Cucinella, dy arkitektët e famshëm italianë, prezantojnë në këshillin kombëtar të territorit, dy plane të rindërtimit në Tiranë dhe Durrës, dy lagje të reja, njëra pranë lumit të Tiranës e tjetra në zonën e Spitallës, që mishërojnë ambicien tonë për Shqipërinë që duam. Po hapet një kapitull të ri, për qytetet e së ardhmes", tha Rama.
"Miqësia ngjan pa bëhet", thotë populli
Pra korrupsioni eshte zemra dhe ura lidhese e Rames me çdo shqiptar dhe te huaj.
© SYRI.net