Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

VIDEO/ Meta: Ja për kë nuk duhet të votojnë shqiptarët sot

VIDEO/ Meta: Ja për kë nuk duhet të votojnë shqiptarët sot

10:19, 25/06/2017
A+ Aa A-

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka votuar sot në Tiranë i shoqëruar nga bashkëshorja e tij dhe vajza e madhe, Bora, e cila voton për herë të parë. Familja Meta ka qënë në qëndrën e votimit në orën 10:00.

Pas votimit, Meta deklaroi për mediat se ai nuk ka një mesazh se për kë duhet të votojnë shqiptarët, por për kë nuk duhet të votojnë:

"Sot është një ditë që duhet të jetë festa e demokracisë për vendin; dita e qytetarëve nuk duhet të jetë dita e politikanëve, - tha ai. - Sepse janë qytetarët që duhet të thonë fjalën e tyre, duhet të dëgjohen dhe vendosin.

Nuk kam asnjë mesazh sot se për kë ata duhet të votojnë, por kam një mesazh se për çfarë ata nuk duhet të votojnë. Ata duhet të votojnë kundër kujtdo që bën presion mbi lirinë e vullnetit të tyre. Ata duhet të votojn ë me ashpërsinë më të madhe kundër kujtdo që kërkon të blejë të ardhmen e tyre, sepse sot shqiptarët duhet dhe do të tregojnë se liria dhe dinjiteti i tyre nuk ka çmim, se e ardhmja dhe e tyre dhe e fëmijëve të tyre është e shenjtë për ta në këtë ditë."

Ai bëri thirrje që shqiptarët të votojnë për demokraicnë, lirinë, dinjitetin e tyre, të ardhmen."

Votuesja e re e familjes, Bora, u gjend e papërgatitur para gazetarëve dhe pyetjeve të tyre dhe e kaloi situatën duke qeshur; në vend të saj e mori fjalën e ëma, deputetja Monika Kryemadhi, e cila vuri në dukje se sot voton si të gjithë, si qytetare e thjeshtë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Rex25/06/2017 10:31

Ilir ky eshte fundi i karrieres tende politike. Do te ndeshkohesh

Shto koment

Denonco