VIDEOLAJM/ Të pangrënë, policëve që mbrojnë Veliajn u bie të fikët, transportohen në spital në gjendje të rëndë

12:17, 07/05/2024
A+ Aa A-

Një tjetër efektivi të Policisë së Shtetit i ka rënë të fikët gjatë protestës së qytetarëve para Bashkisë së Tiranës të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas publikimit të aferës 5D ku fondet e buxhetit përvetësoheshin 100% nga drejtorët politikë të tij.

Nga pamjet e siguruara nga SYRI dallohet një efektiv i policisë i cili është plasur në tokë gjatë shërbimit të tij për të rrethuar Bashkinë e Tiranës, në momentin që në podium flisnin protestuesit. Gjithashtu mjekët e urgjencës janë afruar dhe e kanë transportuar me karrelë, pasi polici nuk dukej se reagonte, duke mos e mbledhur dot veten. 

Mesa duket, kjo tregon gjendjen e rëndë shëndetësore dhe mendore të efektivëve të Policisë së Shtetit të cilët me shumë mundësi janë të pangrënë dhe të lodhur, pasi edhe në protestën paraardhëse një tjetër efektiv humbi ndjenjat dhe i erdhi në ndihmë mjeku Ilir Alimehmeti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco