Basha: Mos u mërzisni që ju kanë ikur 30 drejtorë! Do t'ju ikin edhe 300 të tjerë

Basha: Mos u mërzisni që ju kanë ikur 30 drejtorë! Do t'ju ikin edhe 300 të tjerë

10:43, 07/06/2017
A+ Aa A-

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, nga Mallakastra. ka paralajmëruar sot qeverinë se ministrat e tij, 7 gardianët e votës, janë në gjendje të shkarkojnë edhe 300 drejtues të tjerë të lartë të administratës shtetërore nëse ata do të përfshihen në fushatën elektorale.

"Në 90 ditë, - tha basha, duke kujtuar protestën e Çadrës, - ne ia dolëm të rrëzojmë projektin e rremë të oligarkisë dhe sot vijmë tek ju me një betejë të fituar nga bashkimi i fituar për demokraci të vërtetë: me gjysmën e kabinetit të republikës së vjetër të ndryshuar, me 7 gardianë të votës së lirë që do të çojnë prapa hekurave këdo që prek votën.

Thonë se kanë ikur 30 drejtorë, por do të ikin dhe 300 të tjerë nëse do të guxojnë të prekin votën e qytetarëve. Koha e zullumqarëve, mashtruesve po merr fund. Po vjen koha e njerëzve të thjeshtë nga Mallakastra dhe gjithë Shqipërisë.

Ju e dini fare mirë se kjo nuk ishte dhuratë, ju e dini fare mirë se çfarë e shtyu republikën e vjetër të dorëzohej dhe të jepte kapitullimin. Askush tjetër veç jush nuk e fitoi këtë betejë," theksoi Basha.

Basha tha se qeveria kujtohet për Mallakastrën se aty është nafta dhe interesat e saj,  pa zgjidhur asnjë problem të qytetarëve, të naftëtarëve sidomos, të cilëve u dha një status që nuk u thotë asgjë. Ndaj, ai tha se do të bëjë gjithçka për punësimin e shqiptarëve si kryeministër i ardhshëm, "gjithçka përveç luftës së armatosur", - siç nënvizoi. Basha vuri në dukje faktin se edhe Mallakastra gjatë kësaj qeverie u mbush me kanabis, si e gjithë Shqipëria.

“ Të gjitha këto nuk ranë nga qielli, - tha kreu demokrat, -  por janë rezultat i një qeverie dhe një kryeministri. Kur është mirë Besua, është edhe Mallakastra. Hajde t’i fusim një pikturë, një qyp me baltë, se mallakastriotët “janë mirë!”.

Ndaj, Basha theksoi se programi i tij ekonomik do hapë vende pune për shqiptarët. Puna e tij do nisë me uljen e taksave, me TVSh-në dhe me taksën e sheshtë, e cila do jetë 9%, duk?e u kthyer në xhepa shqiptarëve, qindra milionë euro. Për të rinjtë, do të ketë 10 mijë stazhe në vit, ndërsa për fermerët 100 milionë euro mbështetje direkte më para në dorë. Familjet në nevojë nuk do paguajnë faturën e energjisë dhe të ujit të pijshëm, ndërsa pensioni minimal do shkojë 250 mijë lekë në muaj.

“Do ta nis punën time me uljen e TVSh-së, me taksën e sheshtë 9%, e cila do të çlirojë qindra milionë euro që janë përpirë këto vite nga kuçedra e korruptuar rilindjes, që janë kthyer për tendera zyrash e makinash lukzoze. Këto para, do u kthehen xhepave tuaj. Ulja e TVSH-së, do të thotë, ulja e taksës që ju e paguani çdo ditë kur bleni një mall. 400 milionë euro më shumë do të keni në xhepin tuaj. Do ulim çmimin e naftës me eleminimin e taksës Rama 240 lekë për litër, kjo do eleminohet që javën time të parë si kryeministër i Republikës së Re. Çmimi i energjisë do jetë më konkuruesi në Ballkan. Vendimi im tjetër, do të jetë 10 mijë stazhe për të sapodiplomuarit shqiptarë, për ju të rinj e të reja që mbaroni shkollën e lartë, 1 vit stash, me 200 mijë lekë në muaj. 100 milionë euro në vit subvencione të drejtpërdrejta për fermerët shqiptarë, pa sekserë, pa nipt, drejtpërdrejtë për ata që punojnë tokën, që mbarështojnë bagëtitë”, tha Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lul07/06/2017 12:29

U bene vllazen me ramen si te filmi me skenderbeun e pite gjakun njani tjetrit tani hiqni drejtoret e lsise.

Shto koment

Denonco