Basha: Me ndryshimet kushtetuese, deputeti të shkarkohet në mes të mandatit, madje edhe kryeministri

Basha: Me ndryshimet kushtetuese, deputeti të shkarkohet në mes të mandatit, madje edhe kryeministri

09:26, 02/06/2017
A+ Aa A-

Partia Demokratike hapI sot fushatën elektorale në 3 bashki të tjera të tjera të vendit. Kryetari i saj Lulzim Basha ka nisur takimin e parë në orën 10.00 në Pogradec dhe më pas do të jetë në Maliq dhe në Devoll.

Në Pogradec, Basha e vuri theksin tek çështja e premtimeve të pambajtura të qeveritarëve në vite, ndaj dha edhe zgjidhjen që ka në program, Republika e Re:

"Në ndryshimet kushtetuese, që janë pjesë e marrëveshjes politike, i pari ndryshim do të bëjë të mundur që deputetët të zgjidhen drejtpërdrejt nga qytetarët dhe çdo deputet që harron zonën, nuk do të prisni katër vjet, por mund ta shkarkoni në mes të mandatit!  Sa më takon mua i njejti rregull duhet të përdoret edhe për Kryeministrin! - përforcoi Basha. -  Ky është një model amerikan." 

NGA FJALA E BASHES:

"Nuk ka punë, nuk ka lekë, nuk ka subvencione. Por një njeri thotë se ekonomia po rritet, por populli nuk e kupton! Edi Rama nuk e njeh dhe nuk e ndien dhimbjen tuaj, nuk i sheh sipërmarrësit dhe biznesmenët e vegjël, nuk e njeh dhe as e prek dhimbjen e pensionistëve që pensionin e japin për energji dhe ilaçe; nuk e ndien pasigurinë e të rinjve, e të atyre që mbarojnë gjimnazin dhe nuk e dinë në do të kenë shanse për të vazhduar shkollën apo që gjëja e parë që u shkon në mend është largimi nga vendi, është Lotaria Amerikane.

Po Edi Rama nuk e njeh dhimbjen. Ai poston foto njëhërë në dy javë nga projekti, nga kjo rrugë, që ka katër vjet dhe që nuk e ka mbaruar. Dy vjet bashkia e Pogradecit do të kishte dyfishim e buxhetit të saj për 900 m që të postonte kartolinën. Edi Rama jeton me kartolina...

....Unë do të jem kryeministri juaj, jo i fasadave, barsaletave, shpenzimeve rrush e kumbullave, por i zgjidhjes së halleve të pogradecarëve.

Republika e re nuk është thjesht ideja ime.

Është republika e standartit europian ku politikanët ulin kokën para qytetarëve dhe jo e kundërta. Një vend ku qytetarët ulin kokën nuk mund të jetë kurrë europian.

Në republikën e re ju do të keni në dorë të gjitha fijet e pushtetit. Ndryshimet kushtetuese, që janë pjesë e marrëveshjes politike, i pari, do të bëjë të mundur që deputetët të zgjidhen drejtpërdrejt nga qytetarët dhe çdo deputet që harron zonën, nuk do të prisni katër vjet, por mund ta shkarkoni në mes të mandatit. Sa më takon mua i njejti rregull duhet të përdoret edhe për Kryeministrin. Ky është një model amerikan.

Erdhe në pushtet, nuk mbajte premtimet? Atëhërë populli do ta zgjidhë kontratën si në çdo marrëdhenië tjetër. Kur ju nuk paguani dritat, OSHEE-ja jua pritet - kur Edi Rama nuk mban premtimet, atëherë duhet t’i pritet kontrata.

Republika e re është po kështu një tog politikash për një ekonomi të fort dhe ekonomi të fortë,"theksoi Basha.  

Mbrëmë Edi Rama refuzoi debatin me mua. Pse? Pse thoni se e refuzoi debatin? Pse thoni? Po çfarë do t’i bëj, unë nuk do ta sulmoj fizikisht. Nuk e ka atë lloj frike. Çfarë ka atëhërë? I dalin të palarat! A doni ju që të ketë nëj debat ndërmjet Kryeministrit dhe kryetarit të opozitës apo jo? A duhet të bëjë ai bilancin? Bilanc nuk ka, program nuk ka! 300 mijë vende pune – 300 mijë shqiptarë në azil.

Do rrisë rrogat, tha dhe rrogat kanë rënë. E thotë INSTAT-i. E kuptoni që nuk do debatin dhe do ta kthejë të gjithë fushatën në gjtihçka, ku do të merret me këpucët, pantallonat, elefantët, zebrën, opozitën, por vetëm me çështjen që ju interesojnë ju nuk merret. Kjo është fushata e Edi Ramës, vazhdim i teatrit të kukullave që t’ju marrë mendtë me barsaletë dhe të vazhdojë të gënjejë edhe 4 vjet të tjera.

Ju bëj thirrje, se  ju jeni të mençur, njerëzit po zgjohen dhe po i thonë jo teatrit të shëmtuar politik: Le t’i themi bashkë “jo” – fyerjes, ofendimit tuaj nga kjo fushatë që nuk është fushatë, po shfaqje e shëmtuar nga Edi Rama. Kur të vijë këtu në Pogradec pyeteni ku i ka 300 mijë vendet e punës dhe i thoni “dil në debat me kryetarin e opozitës, opozita e meriton debatin.”

Tani edhe një fjalë të fundit, se kemi dhe ca aktorë të tjerë në fushë. Kemi një parti tjetër politike që ka dy javë që thotë “timoni, timoni, kush do ta marrë pushtetin”: e kam fjalën për politikën e tortës së pushtetit, e kam fjalën për LSI.

Këtu në Pogradec ka dhjetra e qindra qytetarë që LSI i përdori si klientë duke i marrë peng, duke i detyruar të marrin karta anëtarësimi për një vend pune. Vëllezër e motra! Koha e klientelizmit politik ka marrë fund! Asnjë votë për ata që ju kanë marrë peng. Kthehuni në shtëpinë tuaj! Votat për LSI janë vota në gjol! Kthehuni në shtëpinë tuaj. Nuk do të ketë më pazar, nuk do të ketë më allishverishe! Ndëshkoheni Ramën me votë!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Turi03/06/2017 22:10

I urojme bashes shume suksese dhe inshalla me suksese.Nje keshille per bashen eshte qe te beje spote televisive te gjitha pasojat e kesaj qeverie gjate ketyre viteve si dhunen ndaj njerzve per prishjen e prones arestimet per energjine elektrike largimin nga shqiperia tritolet qe plasnin perdite droga tenderat dhe vjedhjet e gjithe pasurise se shqiperise dhe kthimin e vendit nepermjet vetingut ne diktarura.Spotet televizive kane shume jehone dhe kemi rastin ne nentore te 2014 nepermjet spoteve per protesten e 22 nentorit u be protesta me e madhe dhe shkak u be edhe spotet .Te lutem shpjegojani bashes dhe berishes dhe mos e publikoni SMS.ZOTI U NDEROFTE.

Studenti03/06/2017 17:47

Komentuesi Iliri nuk paska kuptuar gje fare. Basha thote qe me ndryshimet kushtetuese deputeti do te zgjidhet drejtperdrejte nga populli ne nje zone te caktuar. Nese shumica e votuesve ne ate zone jane te pakenaqur nga deputeti, ata do te kene te drejten te kerkojne zgjedhje te parakohshme ne zonen e tyre per te zgjedhur nje deputet tjeter. Leri IQ Ilir dhe lexoje edhe njehere artikullin, mos lexo vetem titullin.

E verteta03/06/2017 16:15

SIC E KA BOTA E ZHVILLUAR. NUK MBAN ATO QE THUA,DUHET TE LARGOHESH. SHUM RACIOMALE

E verteta03/06/2017 16:11

SIC E KA BOTA E ZHVILLUAR. NUK MBAN ATO QE THUA,DUHET TE LARGOHESH. SHUM RACIOMALE

AlB403/06/2017 12:08

Po provohet dicka qe ka qene e pa qarte per demokratet e vertete mbi enigmen Luli i vocer ne krye te PD. Sa po duket ai qe ishte krijus i PD pra Dr. Sali Berisha po shkateron forcen e pare opozitare ne politiken Shqipetare. Nese Sali Berisha nuk eshte perfshi ne veprimet arbitrare te fundit te Lulit te vocer qe ka zbrit me katapult te Sali Berishes ne cdo pozicion politik qe ka qene atehere do te jete ne nderin e Sali Berishes te beje thirje per shkakimin e Lulit si kryetar pa portofol te PD. PD po hyn ne zgjedje si humbese ,ndaj nje humbje pa Lulin ne krye te PD do jete me efektive per PD me me shume mundesi per te rikonstrukturu cdo strukture te PD pas zgjedjeve.

ta03/06/2017 08:13

shumë kopetenca të dhanë ske faj.

Iliri02/06/2017 11:43

Si do shkarkohet deputeti? Do behen rivotime te pjesshme ne qarkun ku ai eshte zgjedhur...psh do dali e gjithe tirana ne votime te votoje qe kandidati i 8 ne listen e pd-se i ka mbajtur premtimet apo jo ? Do e shkarkoj partia? Do e shkarkoj parlamenti??.. se jo pergje lul por dhe nje person me IQ 20 e kupton qe 90% e atyre qe thua sbehen dot kurre. Mendohu para se te premtosh parajse!

Shto koment

Denonco