Dashamir Shehi kundër Topallit dhe Imamit: Po para meje që ka shumë fëmijë, duhet t’i kërkoj dorëheqjen Bashës?

Dashamir Shehi kundër Topallit dhe Imamit: Po para meje që ka shumë fëmijë, duhet t’i kërkoj dorëheqjen Bashës?

23:24, 30/05/2017
A+ Aa A-

Kryetari i LZHK Dashamir Shehi dhe aleati i Lulzim Bashës është shprehur kundër Jozefina Topallit dhe Arben Imamit, që kërkuan dorëheqjen e Lulzim Bashës pasi nuk u vendosën në listat e PD.

Në një reagim në Facebook-un e partisë që ai drejton, Dash Shehi thotë se nuk është aspak e ndershme që Basha të sulmohet nga deputetët e tij gjatë fushatës elektorale.

Reagimi i LZHK:

Nuk më duket korrekte. Ata kanë ndenjur aty për aq kohë dhe mund ta kishin marrë këtë nismë përpara. Çfarë kuptimi ka që në ditën që ne kemi dalë në fushatë ndërmarrin një lëvizje për të shkarkuar kryetarin? Këtu kanë rënë të gjitha principet e politikës. S’ka asnjë logjikë të kërkosh shkarkimin e kryetarit në ditët e fushatës. Nuk më duket aspak korrekte nga ana morale politike.

Këta njerëz duhet të presin rezultatin zgjedhor, sepse mundet që z.Basha të ketë të drejtë. Të kërkosh të shkarkosh kryetarin se nuk të ka futur në listë, nuk ka shumë moral. Askush nga ne nuk ka lindur me karrige deputeti. Edhe mua më kanë vendosur të 11-­in në listë, më kanë parakaluar shumë fëmijë, njerëz që e di gjithë Shqipëria që nuk kanë vlerën time politike, por kjo s’do të thotë të kërkoj shkarkimin e Bashës.

Më duket sikur këta zotërinj e kanë marrë pa shumë sportivitet këtë punë. Kush ka vlerë politike do të qëndrojë në politikë, është apo jo në listën e Lulzim Bashës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xha Selimi31/05/2017 10:38

O Dash , ai qe e quan veten burrë kerkon te vdes me dinjitet . Kurse ti kerkon te rrosh pa dinjitet ! Eshte ndryshim sh i madh .

zebra31/05/2017 09:22

O dashh ti je i 11 ti por per raki je i pari dhe lere lmamin se kur u qethte te berberi luani te arsh leket i paguante gruja

Franci31/05/2017 08:31

Nuk e dipo per nje vend ne liste ky Dash vodka eshte kthyer ne nje servil te papare.

Franci31/05/2017 08:31

Nuk e dipo per nje vend ne liste ky Dash vodka eshte kthyer ne nje servil te papare.

Rei31/05/2017 07:47

Me daljen kundraPD s keta deputete sbejne gje tjeter vetem se hedhin poshte vitet e tyre qe kane kontribuar ne PD ti lene menjan inatet dhe te marrin pjese ne fushate jo formal dhe PD ja ka me shume nevoje per ata faleminderit

lala 31/05/2017 06:57

po ti o dash .je ne politik pa lind une e pa be gje me 10 vete nenparti e po kretikon TOPALLIN ETJR

Gjino31/05/2017 01:43

Ti qe je me

Berti 31/05/2017 00:47

Humbes , kryenece , indifrente, te larguar, pa i perjshtuar akush,, per te bashkepunuar me kundershtaret si Arben Imami , nuk I duhen anje grupi shoqeror ose partie. Fajin e kane rrenjet e vjetra.

Loran30/05/2017 23:51

Imami na ka gjuajtur me automatik e tank ne 97neve demokratve ka fytyr e flet tani

Iliri30/05/2017 23:29

#UneJamMeImamin

Shto koment

Denonco