VIDEO/ Erl Murati: Për mua ka rëndësi vajtja e Erion Veliajt në SPAK dhe qëndrimi për 7 orë aty

18:26, 02/05/2024
A+ Aa A-

Gazetari Erl Murati në emisionin ‘Task Force’ në Syri TV teksa komentoi këtë javë e cila duket se ka qenë e ngarkuar për kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, u shpreh se për të i rëndësishëm ngelet fakti që Veliaj është thirrur më në fund në SPAK.

Kjo mund të jetë java e ferrit për Erion Veliajn.

Ajo që për mua ka rëndësi është vajtja e Erion Veliajt në SPAK.

Kjo ka më shumë rëndësi se disa cic-mice, ose mesazhe të koduara që Rama e Veliaj i çojnë njëri-tjetrit sepse ka 5 ose 6 vite që ne komentojmë këtë situatë mes tyre. 

Unë dua të mendoj dhe besoj se ata janë në të njëjtën barkë politike.

Por ajo çfarë ka rëndësi është thirrja e Erion Veliajt në SPAK, qëndrimi 7 orë aty dhe ajo e çfarë do bëhet me inceneratorin e Tiranës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco