Zhupa: Peza po shkel Kushtetutën duke refuzuar Komisionin e Medias

Zhupa: Peza po shkel Kushtetutën duke refuzuar Komisionin e Medias

09:55, 29/04/2024
A+ Aa A-

Deputetja Ina Zhupa ka publikuar emailin e sjell nga RTSH ku refuzohet nga Alfred Peza nje seancë dëgjimore e kërkuar prej saj dhe e miratuar nga i gjithë komisioni në lidhje me shkarkimet nga puna dhe me përdorimin e fondeve publike në Radio Televizionin Shqiptar

Statusi i plotë:

Me një akt të paprecedent dhe antiligjor, Alfred Peza refuzon kontrollin parlamentar dhe thirrjen për seancë dëgjimore në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit dhe nuk i jep informacion as këshillit drejtues të RTSH.

Një seancë dëgjimore e kërkuar nga unë dhe e miratuar nga i gjithë komisioni në lidhje me shkarkimet nga puna dhe me përdorimin e fondeve publike në Radio Televizionin Shqiptar, është refuzuar me email me pretendimin që nuk kontrollohen nga ne. Sot në orën 13:00 do zhvillohet seanca e komisionit ku refuzon të marrë pjesë Peza. 

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së mbart detyrimin kushtetues dhe ligjor për të raportuar në komisionin parlamentar të medias për çështje të veprimtarisë së tij, sa herë kjo i kërkohet nga komisioni. Refuzimi i Alfred Pezës për të raportuar në Parlament përbën shkelje të rëndë të nenit 80 të Kushtetutës dhe neneve 36 e 102 të Rregullores së Kuvendit.

Akoma më flagrante është shkelja në rastin konkret sepse zotëria në fjalë është një ish-deputet dhe ish-anëtar i Komisionit të Medias, çka do të thotë se është plotësisht në dijeni të detyrimit ligjor dhe në mënyrë të qëllimshme shkel ligjin.

Të dyja çështjet për të cilat është kërkuar në komision, lidhen me buxhetin e shtetit dhe buxheti i RTSH miratohet pikërisht nga Komisioni i Medias dhe nga Kuvendi i Shqipërisë. Pushimet nga puna lidhen me zbatimin e ligjit dhe kostot financiare që vijnë nga gjyqet e humbura për pushimet e padrejta sic kanë qënë ato të bëra nga drejtori Peza. Ndërsa fondet vijnë nga buxheti që kërkojnë dhe miratohet nga komisioni ynë parlamentar. Të njejtën përgjigje i jep Peza edhe Këshillit Drejtues, në një akt arrogance dhe mos njohje të hierarkisë brenda institucionit.

Komisioni parlamentar nuk mund të mos respektojë veten dhe të nëpërkëmbet nga Peza, i bëj thirrje edhe kolegëve të mazhorancës që të marrim masa për këtë rast të paprecedent dhe në shkelje të kushtetutës dhe rregullores.

https://inazhupa.al/perfaqesimi-ne-kuvend/komisioni-per-edukimin-dhe-mjetet-e-informimit-publik/e-maili-i-refuzimit-te-pezes-per-pjesemarrje-ne-komisionin-e-medias/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco