FOTO/ Dorëzohen televizionet, nisin transmetimin live të Ramës, por jo të Bashës

FOTO/ Dorëzohen televizionet, nisin transmetimin live të Ramës, por jo të Bashës

13:13, 29/05/2017
A+ Aa A-

Pasi nuk e transmetuan për disa ditë fushatën elektorale që ka nisur, televizionet janë dorëzuar më në fund. Mesditën e sotme ata kanë nisur që të transmetojnë live takimet e Ramës.

Por ndërsa kanë transmetuar Ramën, mediat nuk e kanë transmetuar takimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha të zhvilluar në Dibër.

Mediat i kishin vënë bllokim transmetimeve të aktiviteteve pas marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës që televizionet të vendosnin 90 minuta në dispozicion falas për reklamat partiake.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Luan29/05/2017 14:41

    Ikni more me ghith keto komente filluat si ne 44 deshte pakt lulka ta gezoj tel dhe media nuk jan si listat per deputet qe ve ke i do qejfi sot jep te marresh po' neve kush na fal gje

    Berti 29/05/2017 14:18

    Televizionet kuqalahe kane histori te vjeter me transmeitime qesharake kur ne mitingjjet elektorale shihnim te habitur pjesemares qe nuk jetonin me, Turp televiziv!.

    Shaba29/05/2017 13:43

    U zhbllokuan televizonet nga protesta. Kete prisnin mediat qe te zhbllokoheshin. Shperthimin e Jozit, Imamit, Selamit, Bregut dhe Patozit. Te gjitha mediat me ze, me titra dhe figure, te gjitha portalet po i bejne jehone dhe po i japin kaq hapesire ketyre ndyresirave dhe Rames sa e harruan ligjin per mediat. Hapesirat mediatike te opozites ia kushtuan 100% deklarateve te Jozit, Imamit, Bregut, Selamit dhe Patozit.

    Llesh Ndreca29/05/2017 13:34

    Po qe jane te gjitha televizione te te majta,. Ta kene per turp, me ne krye A Frangajn. Rrini ne kounizem, se me te do fitoni!... Pershendetje vllazrore. Larg komunizmi. Ka ardhur nevoja, per nje thirrje te dyte...

    Ardian29/05/2017 13:28

    Pothuaj ne te njejten situate fitoi Donald Trump ne Amerike. Te majtet kudo ne bote kane nje lidhje patologjike me mediat, nuk i leshojne kurre nga dora.

    Qytetar29/05/2017 13:23

    Kto jane te gjitha FAKE TEV NEWS te shitura te blera e te DHJERA......Vetem ne Korene e Veriut ndodhin keto.

    Shto koment

    Denonco