Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Afera korruptive e '5D' në Bashkinë Tiranë/ Basha mbron shokun hajdut, Erion Veliaj

Afera korruptive e '5D' në Bashkinë Tiranë/ Basha mbron shokun hajdut, Erion Veliaj

14:59, 24/04/2024
A+ Aa A-

Pas zbulimit të aferës korruptive të drejtorëve të Erion Veliaj, e njohur si afera “5D”, të cilët ndodhen pas hekurave, Lulzim Basha, gënjeshtari kronik, i ka dalë hapur në mbrojtje të zarit të Edi Ramës në bashkinë e Tiranës.

Në të njëjtën ditë që propozon amendamente parlamentare për të mbrojtur SPAK-un, Luli Basha deklaron se është kundër protestës që Aleanca për Teatrin zhvillon para derës së hajdutit të Tiranës.

Të thuash diskurs paradoksal për Lulin, nuk ke thënë asgjë, pasi ai njeri është i vetëdijshëm se është kontingjenti numër 3 pas Edi Ramës dhe Erion Veliajt për t’u vënë para drejtësisë, nese kjo e fundit do të ishte e pavarur.

Por fati i Lulit është se ndodhet i marrë peng dhe është në anën e atyre që kanë marrë peng drejtësinë (Rama – Velaiaj), e kështu ndihet i sigurtë se ato dosjet që i mban Rama fshehur nëpër sirtare do të zgjasin edhe ca kohë ashtu dhe ky do vazhdojë të livadhisë ekraneve duke broçkullisur për mbrojtje të SPAK.

Kështu që deklarata se jam me SPAK dhe se nuk dal të protestoj para derës se hajdutit të Tiranës është krejt normale për një njeri të tilli, i cili nuk ka as deputetë, sot u konfirmua ikja edhe dy deputeteve të tjera nga grupi, as vota e asgjë.

Luli aktualisht ka në dorë vetëm vulën, për të cilën bën vetëm ‘qenin roje’ për llogari të Edi Ramës e Erion Veliajt.

Luli ka dalë në mbrojtej të Erion Veliaj me arsyetimin se aty ndodhen në protestë Ilir Meta dhe deputetët demokratë, arsyetim qesharak.

E vërteta është se Luli i del në mbrojtje Erion Veliaj së pari sepse janë dy karaktere të njëjta politike.

Se dyti se kanë të dy të njëjtin shef, që është Edi Rama.

Dhe e treta, Luli edhe të donte nuk shkon dot në protestë para derës së hajdutit të Tiranës sepse e marrin me shklema anëtarët e Aleancës për Teatrin dhe qytetarët pasi ishte personi kyç që ju shiti kauzën e Teatrit për llogari të Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Në kushte të tilla, shkon shprehja, ‘i ngjashmi me të ngjashmit’, dhe Luli të ngjashmit e tij ka Ramën dhe Veliajn.

“Besueshmëria që thirret në emër të aleancës lë shumë për të dëshiruar. Qëllimi im nuk është… i thërret për një qëllim dhe i përdor për një qëllim tjetër. Të thërrasësh protestë kundër korrupsionit në bashki dhe të vesh në ballë Metën… a ka njeri që se kupton që ky është autogol?!”, ka thënë Luli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco