VIDEO/ Pamjet tragjikomike: Veliaj inskenon veten si shpëtimtar në Gjermani

13:14, 24/04/2024
A+ Aa A-

Ndërsa poshtë zyrës së tij protestohet për korrupsionin ku është zhytur, Erion Veliaj nuk ndal show-n me kaseta edhe jashtë vendit.

Teksa ndodhej në Gjermani, për të marrë pjesë në Panairin e Industrisë në Hanover, nuk ka kursyer operatorët për të inskenuar veten si shpëtimtar.

Një video është shpërndarë për mediat pranë tij, ku Erion Veliaj shihet t’i japë ndihmë një qytetareje, që nga gjuha e komunikimit duket shqiptare.

Sipas përshkrimit të videos, zonjës i ka rënë të fikët dhe ishte ndërhyrja e Erion Veliajt që e ka sjellë në vete.

Por inskenimi qesharak, duket se tradhtohet nga bashkëpunëtori i tij Admir Abrija, që nuk i reziston dot objektivit të operatorit  që po filmonte gjithçka.

Skena bëhet edhe më komike, ku “mjekët” Veliaj e Abrija shihen duke qeshur me zonjën, që sipas shpjegimit të video-shpërndarësit ishte në gjendje të fikëti.

Ndërkohë edhe komentuesit në median sociale e kanë demaskuar këtë skenë qesharake.

Një prej tyre thotë se ata ishin të gjithë aty së bashku. “Sa të neveritshëm që jeni”, shkruan ai.

Por ndërsa Erion Veliaj kërkon të pastrojë figurën me estradë, të premten qytetarët do të protestojnë sërish, kundër kësaj fasade që përdoret për të vijuar aferat korruptive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco