Lajmi i fundit

LIVE- TASK FORCE/ ‘Albanian Files’, dosje akuze për Edi Ramën

Revolta qytetare sot në ditën e 30-të, shqiptarët në protestë kundër qeverisë, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Revolta qytetare sot në ditën e 30-të, shqiptarët në protestë kundër qeverisë, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

17:18, 29/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në kryeqytet zhvillohet sot protesta e 30-të kombëtare kundër qeverisë, me pjesëmarrje të qytetarëve dhe aktivistëve që kërkojnë largimin e qeverisë.

Protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, si edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë, t’i bashkohen tubimit. Sipas tyre, në protestë pritet të marrin pjesë edhe shumë emigrantë të ardhur nga vende të ndryshme.

Sipas njoftimit, grumbullimi i protestuesve do të nisë në orën 19:00 në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protesta do të vijojë me një marshim drejt godinës së Kryeministrisë.

Gjatë tubimit, protestuesit pritet të paraqesin kërkesat e tyre, me fokus kryesor dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke u bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në protestën e sotme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco