SYRI TV/ Rama vijon me propagandën e agjenturave, u kërkon deputetëve të jenë aktiv në rrjete sociale

15:49, 29/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërsa mijëra shqiptarë po protesojnë prej 1 muaji, duke kërkuar dorëheqjen e tij, Kryeministri Edi Rama u mundua sërish ta cilësojë këtë protestë si të influencuar nga agjentuara të huaja. Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Rama  ju kërkoi deputetëve të jenë aktiv në rrjetet  sociale, duke  e cilësuar protestën kundër qeverisë së tij, si një luftë kibernetike. 

SYRI TV

Kryeministri Edi Rama I cilësoi sërish qytetarët që prej një muaji kërkojnë dorëheqjen e tij, si të influencuar nga shtete armiqësore dhe faktore të huaj, duke mos pranuar të shohë revoltën qytetare ndaj tij. Rama mblodhi  këtë të hënë grupin parlamnetar të Partisë socialiste duke I urdheruar deputetet  e tij, të jenë sa më aktiv në platformat sociale, përballe asaj që e cilëson si një luftë kibernetike. Burime bënë me dije se Rama ka shprehur shqetësim për profilet fallso, që sipas tij po influencojnë këtë  luftë digjitale, mëgjithëse prej një muaj, qindra mijëra qytetarë kërkojnë  largimin e tij duke e akuzuar për vjedhje korrupsion dhe  shitje të vendit, për interesa personale. 

Propagandën e kryeministrit e përforcoi edhe kreu I grupit parlamentar socialist, Taulant Balla I cili në përfundim të mbledhjes,  deklaroi se protesta është influencuar nga shtete armiqësore. 

Balla foli edhe për largimin e  deputet Marjana Kocceku nga grupi parlamentar socialist. Pas kërcenimit të deputetës nga Bajrat, Taulant balla I kërkoi koccekut të dorëzojë mandatin duke thënë se I takon partisë socialiste.

Më herët, deputetja Kocceku  njoftoi largimin nga Partia Scoilsite,  duke kritikuar mungesën e hapësirës për mendim ndryshe brenda strukturave të saj, ndersa I beri thirrje edi ramës, të  dëgjojë zerine  qytetareve dhe të japë dorëheqjen.    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco