‘523 projekte sekrete’/ Berisha: ‘Libri i kuq’, prova se Shqipëria është trajtuar si pronë personale e Edi Ramës

12:52, 29/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, riktheu akuzat për të ashtuquajturën "Dosja Shqiptare", duke pretenduar se dokumenti përmban 523 projekte të mbajtura në fshehtësi dhe se pas tyre qëndron vetë kryeministri Edi Rama.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha nxori një video, duke e cilësuar dosjen si provën më të fortë të asaj që ai e quan kapje e pasurive publike dhe private të vendit.

Postimi i plotë:

Përsëri për “Librin e Kuq” apo “Dosjen Shqiptare” të Edi Ramës!

Miq, ky libër, kjo dosje sekrete prej rreth 800 ka 523 projekte të arkitektëve të 60 studiove ndër më të njohurat në botë. Këto projekte shtrihen në 523 vendndodhjet më të bukura të brigjeve të detrave, liqejve dhe lumenjve dhe maleve e kodrave të Shqipërisë, pasuri publike dhe private e qytetarëve shqiptarë. Por gjithçka në Librin e Kuq Dosja Shqiptare është zhvilluar në sekret të plotë njëlloj si dosjet e sigurimit të shtetit në kohën e diktaturës.

Ndaj dhe autori me qëllim e ka quajtur “Dosja Shqiptare”. Kodi saj sekret nuk është ai i sigurimit të shtetit, por është ai i omertas i mafjes shqiptare. Ndaj dhe në shkelje flagrante të ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare asnjë qytetar shqiptar nuk ka dëgjuar një fjalë të vetme për këto 523 projekte, ndonëse ato shtrihen në 523 vendet më të bukura, më magjepsëse të brigjeve, të detrave, liqejve dhe lumenjve dhe në malet e kodrat e Shqipërisë në pasuri publike dhe private. Edi Rama autori i vërtetë i Dosjes Shqiptare u betua se ai në libër ka të vetën vetëm parathënien e saj.

E vërteta është tjetër!

1-Asnjë studio dhe asnjë arkitekt nuk mund të bëjë kurrë projektin jo të një hoteli madje qoftë dhe të një banese pa porosinë e personit të interesuar për të.

2-Çdo projekt në territorin e Shqipërisë miratohet detyrimisht nga Edi Rama sikundër studiot për projektet rekomandohen vetëm nga Edi Rama. 523 projektet e Dosjes Shqiptare kanë kushtuar më së paku 1,5 -2 miliard euro.

3-Çdo leje zhvillimi dhe ndërtimi për objekte turizmi firmoset vetëm nga Edi Rama.

4-Libri Kuq Dosja Shqiptare është dëshmia më e fuqishme e trajtimit të Shqipërisë nga Edi Rama si një sulltan i shekujve më parë në të cilin toka, ajri, uji janë pronë e Sulltanit. Kështu që Libri i Kuq Dosja Shqiptare është para së gjithash libri shumë miliardave të plaçkitura në pasuritë publike dhe private nga i pangopuri Edi Rama.

Sipas dëshirës mund të ndiqni videon e mëposhtme!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco