Xhaferri: Raporti i DASH konfirmoi denoncimet e opozitës! Rama i paprekshëm! Veliaj as në hetim

09:33, 24/04/2024
A+ Aa A-

Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, ka folur për raportin e DASH, i cili po nxin për çdo vit qeverinë socialiste të Edi Ramës në lidhje me korrupsionin.

Sipas Xhaferrit, ky raport vetëm se e ka nxirë më shumë se vitin e kaluar qeverisjen e Ramës, pasi ky i fundit po e përdor drejtësinë si kamxhik dhe është i paprekshëm deri më tani.

Ndërkohë që në raport përmenden edhe prokurimet publike të Bashkisë Tiranë dhe kjo vjen në momentin që është skandali i 5D, skandali më i madh i skemës së vjedhjes 100%.

Gjithashtu, kreu i të rinjve demokratë, theskoi se raporti ka konfirmuar denoncimet e luftës  së gjatë që opozita po bën me qeverisjen kriminale të pushtetit qëndror të Edi Ramës dhe atij lokal nga Erion Veliaj.

Xhaferri: Këtu drejtësia po përdoret si kamxhik, si kamxhik i Edi Ramës që është i paprekshmi. Ky mit do të bjerë në momentin që ai do preket, që atij do i nisi një hetim dhe më pas do përgjigjet para drejtësisë.

Pas atij vjen Erion Veliaj që në raport përmendet për prokurimet publike dhe kjo vjen në momentin që është skandali i 5D, skandali më i madh i skemës së vjedhjes 100%. Fakti që një person ka hedhur firmën si autoritet kontraktual për tendera që kanë edhe shkelje të kushteve teknike të kësaj kompanie që është Erion Veliaj dhe nuk ndodhet as në hetim, atëherë këtu kemi rezervat tona si qytetar për avancimin e pavarësisë së gjyqësorit.

Kështu që të gjitha këto janë konfirmime të luftës së gjatë që opozita bën me denoncime dhe shpresojmë që këto të ndikojnë në vendimmarrjen e qytetarëve që ata të bashkohen dhe votojnë kundër kësaj kaste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco