Manjani - Ramës: Syri nuk është nevojtore që bën ti shur*n sa herë do, siç bën me mediat që paguan me paratë e vjedhura

23:17, 23/04/2024
A+ Aa A-

Juristi i njohur, Ylli Manjani, ka analizuar mbrëmjen e sotme me Adi Krastën në “A Show” çakërdisje e Ramës, siç e quajti ai, pas transmetimit të dokumentarit investigativ të Rai3, për të cilin Manjani tha se i ka rrëzuar pikën më të fortë kryeministrit, që është propaganda. 

Më tej Manjani ka komentuar edhe sulmin e Ramës ndaj Syrit, ku ka thënë se kjo medie nuk është nevojtore e kryeministrit siç janë mediat që ai i paguan me paratë që u vjedh shqiptarëve.

Moderatori Adi Krasta e ka pyetur Manjanin specifikisht në lidhje me reagimin e Ramës te media e Bollinos, ku kryeministri përveç sulmit ndaj “La Republika” sulmoi me gjuhë prej rrugaçi edhe të vetmen media të pakapur prej tij në Shqipëri, Syri.

Sulmin e Ramës, Manjanj e perifrazoi në mënyrë brilante teksa tha: 

Ky mendon se po fyen Syrin. Po, Syri mund ta ketë për nder të ishte pjesë e një shërbimi publik që këta nuk e bëjnë. Po ka një gjë te Syri - Syri nuk është nevojtore me pagesë e Edi Ramës. Që sa herë i vjen shur*a Edi Ramës vjen e hedh aty, siç e hedh te mediat që blen me lek. Me lekët që ka vjedh. Ky është një dallim shumë i madh. Po ia vlen të jesh tubacioni i ujërave të zeza, se i bën një shërbim publikut, edhe këtij zotërisë që dhj*t nga Surreli, dakord, se këtu i vjen i përfundon edhe atij përmjerja…Syri mund ta bëjë këtë shërbim publik, por nuk është nevojtorja e tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco