VIDEO/ Manjani: Rama i çakërdisur, investigimi i RAI3 e çarmatosi nga propaganda

22:24, 23/04/2024
A+ Aa A-

Avokati Ylli Manjani tha në emisionin ‘A Shoë’ në Syri Tv se sulmi i Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur, e ngjashme me atë që ndodhi me BILD.

Manjani tha se jemi në të njëjtën situatë një çakërdisje e Edi Ramës. “Është një gjë e bukur të shohësh Edi Ramën të çakërdisur, kishim kohë që nuk e kishim parë, i është prishur qetësia, në kuptimin e imazhit mediatik. i vjen nga një sulm personal, nuk e ka çakërdisjen për Engjëll Agaçin, por se iu përmend vëllai aty. Ishte një denoncim publik me të dhëna, me detaje, është i kopsitur, ka një logjikë që nuk e hedh dot poshtë kollaj”, tha Manjani.

Ai tha se Edi Rama ka një çelës suksesi për dominimin e jetës publike në vend dhe ky çelës është propaganda.

“Ky është suksesi i Edi Ramës, propaganda, helm masiv ndaj njerëzve, që ky të marri vota. Dhe ky program e çarmatos Edi Ramën. Këto lloj emisionesh të zhveshin propagandën. Ata nuk e kanë bërë që të na ndihmojnë ne, por kanë investiguar marrëveshjen Rama-Meloni që i kushton taksapaguesve italianë miliona euro”, tha Manjani.

Sipas tij, reagimi i Ramës është idiot. “Kujt i plasi në Itali se po i hedh në gjyq Edi Rama? Është një reagim i çastit, një propagandë që të na thotë neve këtu: shikoni kush jam unë.

Mediat në Shqipëri janë kapur gafil, ata mund të bënin këtë që bëri RAI3. Ne kemi një media të mbaruar që është një instrument në dorën e atij që ka pushtetin”, tha Manjani. Ai tha se gafil u kap edhe shoqëria që pret ta informojë një media e huaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco