Nesho: ‘RAI 3’ nxori fytyrën e vërtet të Ramës, ky grup i rrezikshëm duhet të rrëzohet nga pushteti

21:49, 23/04/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin A Show në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta për të folur mbi reportazhin nga RAI 3 ishte ish ambasadori Agim Nesho.

Nesho është shprehur se Rama përfaqëson një grup të rrezikshëm që e kanë marrë pushtetin për interesat e tyre dhe e kanë lënë vendin me 1 milionë banorë.

"Kjo është një moment krize dhe prishte i gjithë mekanizmi që ka krijuar në politikën ndërkombëtare. Ai është përpjekur që të hiqet si një njeri i artit një njeri i dedikuar dhe krijoi këtë perceptimin e jashtëm dhe ishte një lider që e kuptonte se duhet të ishte klientelist.

Duhet të jepte çdo gjë pavarësisht interesave të kombit vetëm të ruaj kondidat dhe pushtetin e tij.

Emisioni tronditës i bërë nga ‘RAI 3’ ku një grup i rrezikshëm e ka marrë pushtetin dhe ky grup ka sjellë shkatërrimin e Shqipërisë dhe e ka lënë si të pashpresë duke larguar miliona shqiptarë dhe e ka kthyer në një vend të shkretë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco