VIDEO/ Fundo: Organizata e strukturuar kriminale e Veliajt, nga inceneratori te ‘5D’ dhe tregjet

21:24, 23/04/2024
A+ Aa A-

Gazetari Elvi Fundo u shpreh në ‘A-Shoë’ në Syri Tv se  zullumqari Erion Veliaj u martua në kalanë e Gjirokastrës, ndërsa askush tjetër më parë nuk arriti që të martohej me lekët e pensionit të nënës.

Fundo tha se zbatues i kontratës së inceneratorit është Bashkia e Tiranës.dhe kjo kontratë tregon se Erion Veliaj është përgjegjës.

“Në faqen 8 të kontratës theksohet mbetjet do të përfshijnë të gjitha, përfshi edhe inertet dhe shuma këtu është më e madhe se lekët që jep qeveria. Në faqen 9 është njësia e zbatimit të projektit, ku Bashkia e Tiranës, kishte dy përfaqësues. Janë 300 mln euro që janë paguar nga Bashkia e Tiranës përmes Qeverisë dhe 130 mln euro ishte vlera e investimit, pra në total 430 mln euro”, tha Fundo.

Kontratat janë firmosur nga Ermal Kapllani, drejtor i Erion Veliajt, Taulant Tushe, që ndodhet në burg.

“Këta kanë shpikur një marrëveshje bashkëpunimi mbi kontratën konçensionare, që shkon rreth 70 mln euro që janë përfituar nga dherat, nga inertet”, tha Fundo.

Ai tha se pasi drejtorët kontrollonin me drone firmat e ndërtimit, Policia e Bashkiake, IMT e Mariglen Qatos ndiqnin nga pas ndërtuesit dhe nuk lejonin as të çonin dherat nga një vend në tjetrin, nëse nuk derdhje leket te Klodian Zoto.

“U shpik një kod unik për të kontrolluar dherat, dhe kështu përfitonte banda e drejtorëve me në krye Erion Veliajn.

Fundo tha se janë të njëjtët persona të përfshirë, si në inceneratori, si te Ujësjellësi, si te ‘5D’, drejtorët e Erion Veliajt.

“Hajdutëri e aferës brenda aferës. Pra drejtorët vidhnin dhe Erion Veliaj bënte sehir”, tha Fundo.

Gazetari u shpreh se ndërtuesi paguante 4 mijë lekë për m3 dhe atje i peshohej me ton, dhe një ndërtuesi për një gropë i duhej të paguante deri në 150 mijë euro.

“Kompania ka marrë mbi 130 mln euro, 60-70 mln ia ka dhënë qeveria, 60-70 i ka marrë nga dherat”, tha Fundo.

Gazetari i ka drejtuar një thirrje SPAK që të veprojë me shpejtësi pasi kemi të bëjmë me një grup personash që po zhdukin provat, që po zhdukin telefonat, që po tentojnë të zhdukin bisedat.

“Këtyre hajdutëve duhet ti sekuestrohet çdo pasuri që kanë. Te dosja ‘5D’ janë 20-30 mln euro.

Ermal Kapllani, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato i kanë shërbyer aferës së inceneratorit. Kemi 60 mln euro të paguara për kompaninë koncensionare, por janë paguar para në çanta në të zezë, janë paguar mediat që të sulmojnë Prokurorët, mediat që denonconin, me qëllim që të mos prekej banda e hajdutëve”, tha Fundo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco