VIDEO/ Berisha: Dumani përdori dy standarde për dosjen 5D. SKAP hetoi vetëm dosjet me fondet më të pakta

20:36, 23/04/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha, tha gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar se Altin Dumani ka dy standarde, një standard e ka për Ramën dhe Veliajn, tjetrin e ka për kujt t’i vijë radha.

Kreu demokrat u shpreh se Julian Zanaj dhe Albano Janku, nuk preken paçka se kanë firmosur të njëjtin dokument, të njëjtin mashtrim si Taulant Tushaj, por meqë ai ishte në burg për një çështje tjetër, i pret atij fletëarresti për t’u tallur me qytetarët shqiptarë, kurse Albanos dhe Julian hajdutit nuk u pret fletëarresti, por i ndjek në gjendje të lirë.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës

Altin Dumani ka dy standarde, një standard e ka për Ramën dhe Veliajn, tjetrin e ka për kujt t’i vijë radha.

Kështu, çka nuk ndodh kurrë vetëm me Dumanë dhe Zamanë, tre anëtarë të vlerësimit të ofertave bëjnë të njëjtat shkelje. Bëjnë të njëjti mashtrim. Të njëjtin falsifikim.

Njëri arrestohet, dy të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Hajde Daman hajde. Populli do të tregojë vendin ty.

Julian Zanaj dhe Albano Janku, nuk preken paçka se kanë firmosur të njëjtin dokument, të njëjtin mashtrim si Taulant Tushaj, por meqë ai ishte në burg për një çështje tjetër, i pret atij fletëarresti për t’u tallur me qytetarët shqiptarë, kurse Albanos dhe Julian hajdutit nuk u pret fletëarresti, por i ndjek në gjendje të lirë.

Vetëm zemërimi juaj është zgjidhja.

Vetëm guximi juaj është zgjidhja.

Të dashur miq, kjo dosja 5D, që keni dëgjuar ju, kjo përbën vetëm 1 përqind të vjedhjeve të Erion Veliajt dhe bandës së tij në bashki, sepse Skrapi i partisë ka marrë në shqyrtim vetëm dosjet me dëmet më të vogla. Me fonde më të pakëta.

Kurse dosjet e fondeve të mëdha, që shkojnë të mbledhura në qindra milionë, Skapi i amniston sepse është brenda vetë i korruptuar nga Erion Veliaj dhe banda e tij.

Nuk mund të dëgjojë kush në botë ndonjëherë, që ata të cilët bëjnë tendera fiktivë, pra nuk bëjnë tendera, por vjedhin pa bërë tenderin. Ata të cilët kanë caktuar fondet limite të tenderave fiktivë, kanë përcaktuar kërkesën për kualifikim, kanë shpallur dhe fituesin, ata të ndiqen në gjendje të lirë.

Vetëm e vetëm se përndryshe do të gozhdojnë Erion Veliajn dhe do tregojnë krimet e tij.

Zemërim, zemërim dhe vetëm zemërim duhet të jetë fjala e qytetarëve shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco