VIDEO/ Kaprata: Rama, kryepadrino që merr shpërblesat për çdo leje ndërtimi dhe më pas ble votat

20:14, 23/04/2024
A+ Aa A-

Urbanisti Gentian Kaprata, gjatë fjalës së mbajtur në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, tha se kësaj Republikës sonë nuk i themi dot as e bananeve.

Kaprata tha se qeverisja oligarkike e Edi Ramës vragën më të rëndë ia ka lënë planifikimit të territorit.

“Çdo gjë që shikoni sot në Tiranë dhe fatkeqësisht prej 10 vitesh në të gjithë vendin, tregon botkuptimin e tij”, tha Kaprata.

Ai tha se në këto 10 vjet planifikimi i territorit është katastrofik, është oligarkik, madje ligjin që ka aplikuar është më komunist se ai i 1978.

“Në ligjin komunist lejet i jepte këshilli popullor, i fshatit apo qytetit, ndërsa me këtë ligjin që aplikohet sot lejet e ndërtimit i jep Edi Rama, pra i jep Kryeministri. Dhe arsyeja është që përmes këtyre lejeve të ndërtimit kryepadrino merr ato shpërblesat, që më pas ble votat”, tha Kaprata.

Ai tha se një oligark sot ndërton pa leje një gradaçelë pa leje mbi një pallat me leje, dhe nuk e gjen asgjë, ndërsa një qytetar që nuk ka lidhjet e atij oligarkut përfundon në burg.

“Në 10 vjet ka ndryshuar ligji 4 herë dhe sërisht po tentojnë të ndryshojnë me qëllimin e vetëm të fuqizojnë kryepadrinon, nxjerrin jashtë loje totalisht qytetarët dhe pushtetin vendor e dobësojnë.

Qytetari e merr vesh se çfarë ndodh me pronën e tij kur ti shkojë ajo fadroma te dera e shtëpisë. Jo se nuk e ka bërë deri më sot, por ka vepruar pa ligj, ndërsa tani do ta bëjë me ligj”, tha Kaprata.

Ai u shpreh se kemi një ligj që shkel Kushtetutën në të paktën 3 vende dhe mendoj se Gjykata Kushtetuese nëse do të kishim një të tillë do e rrëzonte.

  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco