VIDEO/ Harxhi: Fatkeqësi që publiku nuk reagon ndaj skandaleve Rama-Veliaj, diplomatët bashkëfajtorë

VIDEO/ Harxhi: Fatkeqësi që publiku nuk reagon ndaj skandaleve Rama-Veliaj, diplomatët bashkëfajtorë

19:50, 23/04/2024
A+ Aa A-

Edith Harxhi, anëtare e Kryesisë së PD-së, në një intervistë për SYRI TV, tha se pas skandaleve kaq të mëdha që kanë përfshirë regjimin e Edi Ramës, mungesa e reagimit dhe ndjeshmërisë nga publiku, është një fatkeqësi shumë e madhe për këtë popull.

Duke komentuar investigimin nga RAI3 mbi Shqipërinë, Harxhi tha se nuk e di nëse mund ta quajmë më shtet këtë që denoncohet.

“McGonigal nuk është rasti i vetëm, Edi Rama ka pasur bashkëpunëtorë, i ka blerë, i ka paguar ato që të mos flasin për aferat”, tha Harxhi, duke shtuar se kjo situatë është e ngjashme me narkoshtetet, sot kemi Ekuadorin.

Harxhi u shpreh se i kupton edhe lidhjet e ngushta të disa diplomatëve me disa nga politikanët shqiptarë, përfshi edhe Erion Veliajn, dhe ata janë bashkëfajtorë, pavarësisht se në rastin e ambasadës së Britanisë së Madhe, ishte fshirë ose nuk figuronte ai moment kur Veliaj jepte leksione në një event të organizuar.

“Nuk kemi një ndarje të majtë dhe të djathtë ndërkombëtare. Mendoja se ardhja e Melonit si kryeministre do të kishte një ndryshim, një lloj tjetër gjykimi në raport me Shqipërinë, me atë se çfarë ndodh këtu. Por u zhgënjeva shumë me atë marrëveshjen për emigrantët, ka ngritur në piedestal Edi Ramën, duke kaluar përmasat e etikës diplomatike, dhe kalojmë në planin e interesave”, tha Harxhi.   

Ajo tha se përmendja e vëllait të Kryeministrit për lidhje me narko-trafikun dhe përgojimi i vëllait të Edi Ramës, duhej ta kishte bërë këtë të fundit të dorëhiqej mbrëmjen e djeshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco