Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira/ Danaj: Korrupsiuoni ka dhënë efekt, duan të mbushin arkat e shtetit

Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira/ Danaj: Korrupsiuoni ka dhënë efekt, duan të mbushin arkat e shtetit

19:20, 23/04/2024
A+ Aa A-

Sipas ekspertit të ekonomisë, Violdi Danaj, taksimi i profesioneve të lira me një vlerë prej 15% të të ardhurave vjen si pasojë e faktit që qeveria kërkon të përfitojë për të mbushur aktat e shtetit.

I ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri Tv, Danaj tha se një arsye tjetër e taksimit të profesioneve të lira është se po afrohen zgjedhjet parlamentare.

“Ne po taksojmë konsumin, po godasim me duart tona ekonominë. Tatimet mbi të ardhurat personale i ngritëm në stratosferë, 13% dhe 23%. Nuk është se jemi kundër taksimit. Është e drejtë që të gjithë le të paguajnë. Nëse është bërë një gabim në të shkuarën që nuk kanë paguar, nuk është kjo zgjidhja sepse ke bërë disa planifikime për të ardhurat e shtetit dhe duhet të ndezësh motorrët e ti mbledhësh sepse po vjen edhe një fushatë elektorale. Problemi është që t’i e që si periudhë 2029-ën, amortizoje deri në atë periudhë që të pregatiten edhe profesionet e lira që të mos dalin debitor nesër tek shteti. Po e çojnë deri në 15%, deri në 14 milion lekë në vit.

Këta profesionistët e lirë mund ti krahasojmë njësoj si individ të punësuar me të ardhura të larta. Janë këta që rrisin konsumin, që ndihmojnë bizneset të rrisin prodhimin, që në mënyrë zinxhir biznesi duke rritur prodhimin do rrisë punësimin. Do ulet papunësia, do rritet konsumi, do ketë shteti të ardhura më shumë. Ne nuk po e bëjmë këtë. Ne duam që në mënyrë immediate të kemi sa më shumë para në arkat tona.

E para se korrupsionet e kaë dhënë efektin e tyre kështu që arkat e shtetit duhen të mbushen dhe ana tjetër është pikërisht fushata elektorale.”

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco