VIDEO/ Meta: Dumani, zëdhënës i Agaçit. Lekët që grabit nga PPP-të torollaku i Rilindjes do i kthehen shqiptarëve

VIDEO/ Meta: Dumani, zëdhënës i Agaçit. Lekët që grabit nga PPP-të torollaku i Rilindjes do i kthehen shqiptarëve

19:20, 23/04/2024
A+ Aa A-

Gjatë takimit me delegatët e Tiranës, në kuadër të konventës së 27 prillit, kryetari i PL-së, Ilir Meta tha se në këtë parti nuk ka vend as për SPAK as për tarallak.

“SPAK të ndalojë së funksionuari si organizatë politike. i bëjmë thirrje Prokurorëve të ndershëm të distancohen nga Altin Dumani që është kthyer në një zëdhënës të Engjëll Agaçit, tutorit të drejtësisë.

Engjëll Agaçi është miku i atij gjeneralit që tronditi edhe Rai3, ndërsa ky torollaku është miku i MCgonigalit”, tha Meta.

Kreu i PL-së u shpreh se lekët e PPP-ve merren nga ai tarallaku i Rilindjes dhe nga djali i atij miliarderit që vjen me avion, le të shkojë në Greqi t’I marrë, po grekët e djegin aty.

“Po pse budallenj i di shqiptarët ky tarallaku i Rilindjes? Ne do reagojmë dhe ato lekët që grabiten do i shkojnë pensionistëve”, tha ai.

Meta tha se ashtu siç ia kemi kthyer Parkun Rinia Tiranës, ashtu do ia kthejmë edhe paratë që ka grabitur fara e keqe e Rilindjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco