VIDEO/ Altin Sulejmani: Taksa e re e qeverisë Rama, është më e lartë se paga e një punonjësi të ri

19:07, 23/04/2024
A+ Aa A-

Altin Sulejmani, në Task Force në Syri Tv, u shpreh se taksimi është më i lartë se paga e një punonjësi apo se qeraja që paguan për 1 vit.

Sulejmani tha se kjo taksë është bërë barra më e lartë që i vendoset profesionistëve të lirë.

“Mua më ka ardhur taksa rreth 8.5 mln në vit, dhe nëse unë do të punësoja një punonjës të ri, sot nuk e bëj dot më. Unë paguaj 5 apo 6 mln lekë qera për zyrën që kam, por taksa që na vendoset është më e lartë edhe se qeraja”, tha ai.

Sulejmani tha se procedurat për taksimin këta nuk i kanë bërë mbi 12 muaj, por për 9 muaj, pasi kaq ishte shuma që këta mendojnë se duhet të marrin.

“Një që bën tregëti e ka 90% njohjen e kostove, ne na i kanë lënë 30 %. Po futet në ekonomi një koncept i rrezikshëm që është ai i mosdeklarimit”, tha Sulejmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco