SYRI TV/ Meta: Agaçi, tutor i reformës në drejtësi, këtë e dinë mirë ndërkombëtarët

18:34, 23/04/2024
A+ Aa A-

Ëngjëll Agaçi është tutor i Reformës në Drejtësi. Kështu deklaroi kreu  i  Partisë së Lirisë, Ilir Meta,  nga Shkodra,  ku komentoi  reportazhin e emisionit  Report në Rai 3, sa i takon rolit të Agacit në paktin  Rama- Meloni për strehimin e refugjatëve  afrikanë. Meta deklaroi se këtë e dinë edhe ndërkombëtarët, teksa  dha edhe detaje për konventën Kombëtare të PL me 27 prill.

Nga SYRI TV

Kreu i PL-së, Ilir Meta deklaroi nga Shkodra  se Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi është tutori i reformës në drejtësi.

 Këto deklarata Meta i bëri teksa solli në vëmendje reportazhin e emisionit investigativ  Rai 3, ku theksohej se  Agaçi,  është  personazh kyç në paktin Rama-Meloni për  strehimin e refugjatëve, dhe e cilësonin atë si avoktat të narko trafikantëve.

Meta iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve nëse ka frikë nga izolimi i ndërkombëtarëve pas ashërsimit të toneve ndaj kreut të SPAK,  Altin Dumani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco