Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka vizituar në spitalin e Shkodrës nënën e ish-futbollistit të Kombëtares, Rudi Vata.
Me anë të një videoje në facebook, ku ish-presidenti Meta shfaqet me Vatën dhe nënën e tij, i uron kësaj të fundit shërim sa më të shpejtë.
Postimi i plotë:
Sot në spitalin e Shkodrës për t’i uruar shërim sa më të shpejtë nënës së Rudi Vatës, e cila po kalon me kurajë dhe guxim një moment të vështirë. 🙏
E falenderova që ka lindur dhe rritur një kampion dhe legjendë kuqezi❤️🖤, pa të cilin lidhja ime e fortë me #CelticFC💚 nuk do të ekzistonte.
Mirënjohje të gjithë ekipit mjekësor në Shkodër që po kujdeset me humanizëm dhe dashuri për nënën e Rudit!
© SYRI.net