SYRI TV/ 'Rama i tërbuar' telefonon drejtorin e RAI, sulm ndaj Syrit dhe mediave italiane

17:23, 23/04/2024
A+ Aa A-

Ndërsa prej ditësh kryeministri Edi Rama dhe Qeveria e tij ka zënë faqet e para të mediave italiane për lidhjet me krimin e organizuar, mafien dhe drogën, sot kryeministri ka zgjedhur të sulmojë mediat Italiane dhe Syrin. Fillimisht ishte La Repubbliça që zbuloi një telefonatë “të tërbuar” të kryeministrit me drejtorin e RAI 3, e më pas reagimi i Ramës, që konfirmoi këtë komunikim, por sipas tij jo me tërbim, sjellje të cilën e rezervoi për të sulmuar publikisht mediat italiane që publikuan skandalet e qeverisë së tij dhe Syri, që sipas kryeministrit ka për qëllim armiqësinë ndaj sukseseve të qeverisë së tij.

Nga Syri TV

Pas dokumentarit i cili zbuloi sekretet e marrëveshjes Rama Meloni për refugjatet, dhe gjithashtu tregoi lidhjet e vëllait te kryeministri Edi Rama, Olsi Ramës me trafikantë të drogës dhe rrezoi drejtësinë e re, prestigjiozja italiane La Repubblica, ka publikuar një tjetër lajm ku shkruan se kryeministri EdI Rama ka telefonuar i tërbuar drejtorin e RAI 3.  Në një shkrim për drejtorin e RAI-t, Paolo Corsini, e perditshmja italiane shkruan se sikur të mos mjaftonin problematikat e ditës në televizion, të hënën drejtori i RAI është detyruar të dëgjonte kryeministrin e tërbuar shqiptar në telefon.

Dje, pavarësisht se kishte shumë për të menduar, ai duhej të dëgjonte edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili u tërbua për episodin e Report për paktin mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët

Ndërsa për të disajtën ditë, korrupsioni i qeverisë shqiptare, lidhjet me trafikantët e drogës zinin faqet e para të mediave italiane, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit shqiptar. Në një reagim dërguar mediave të gazetarit italian Carlo Bollino, kryeministri Rama zgjedh të sulmojë mediat italiane që publikuan faktet skandaloze por edhe Syri-n, që pasqyrojë lajmet e prodhuara nga keto media. Por ndryshe nga Kryeministri, që zgjodhi të sulmojë Syrin në mediat e tjera, për hir të transparencës dhe shërbimit ndaj publikut gazetarët e Syri Tv kontaktuan me zyrën e shtypit pranë Kryeministrisë, për të patur një reagim në lidhje me këtë sulm. Në adresë të Syrit, erdhi po i njëjti reagim, me gjithë përmbajtejen nga kolektori i sulmeve, që sipas Ramës Syri ka si qëllim sulmet e sukseseve të qeverisë së tij.

Kisha vite pa u skandalizuar me këtë qasje kriminale në emër të lirisë së medias, por e përsëris, nuk pata asnjë telefonatë të tërbuar me drejtorin e RAI3, me të cilin munda të flas krejt qetësisht vetëm pas gënjeshtre të radhës, që kishte dalë edhe në La Repubblica (e cila e fshiu gënjeshtrën) dhe në Syrin e ujrave të zeza të Tiranës, ku natyrisht për vetë natyrën e misionin e kanalit, gënjeshtra mbeti me shoqet e saj të panumërta në tubacionin e jashtënxjerrjeve të armiqve të betuar të çdo suksesi të Shqipërisë.

Kujtojmë se reportazhi i RAI-t ka bërë shumë bujë në Itali dhe Shqipëri, pasi zbuloi se pakti mes Shqipërisë dhe Italisë është hartuar për interesa të errëta.

Sipas shkrimit, njeriu kyç pas kësaj marrëveshje është Engjëll Agaçi, njeriu që ka shërbyer si avokat i bosëve të rëndësishëm të krimit. Emisioni publikon  dokumentet e hetimeve të prokurorisë në 2016, ku theksohet se Olsi Rama ka përdorur për lëvizjet e tij të njëjtën makinë që ishte në shërbim të një karteli të narko-trafikut shqiptar. Bazuar në dëshmitë e gjyqtarëve italianë, njohës të reformës në drejtësi, emisionin e cilëson  Vetingu si një proces politik për kapjen e drejtësisë nga EdI Rama. Një nga gjyqtarët më të njohur në Itali,  Francesco Mandoi deklaron se u kontraktua nga Edi Rama si këshilltar por më pas nuk u pyet kurrë për këtë proces, e sipas tij vetingu, po përdoret si gjueti shtrigash për prokurorët e bezdisshëm për pushtetin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco