VIDEO/ Genc Pollo: Korrupsioni i Lalit Erit në përmasa të panjohura më parë. Duhet shtuar presioni ndaj…

16:47, 23/04/2024
A+ Aa A-

Genc Pollo, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, në një intervistë për Syri TV, tha se rasti i bashkisë së Tiranës, ku vjedhja dhe korrupsioni, ka një përmasë të tillë që nuk ka qenë e njohur më herët.

Pollo tha se në rastin e Bashkisë së Tiranës nuk kemi rryshfet 10 apo 20 %, por zyrtarët e Bashkisë ia japin fondin vetes 100%.

“Janë shembur banesat me preteksin e tërmetit, janë nxjerrë me dhunë nga shtëpitë, me arsyen e vetme që tenderi të merrej nga ‘5D’ e Bashkisë.

E njëjta gjë ndodhi me ato qytetarët që shisnin në rrugë, që dhunoheshin, që i shkelej malli me këmbë, dhe kjo bëhej që ti hapej rruga monopolist për një kompani që na del prapë e drejtorëve të Bashkisë”, tha Pollo.

Ai tha se skandali vijon dhe thellohet me faktin se Erion Veliaj refuzon të thërrasë mbledhjen e Këshillit Bashkiak megjithëse detyrimi ligjor është ta thërrasë.

Referuar deklaratave apo qëndrimeve të diplomatëve pas protestës së të premtes, Pollo tha se nuk ka pse të merren figurat e opozitës me ambasadorët duke i thënë pse nuk luftoni korrupsionin.

“Nuk ia vlen të marrësh penën dhe të shkruash që diplomatët nuk shikojnë korrupsionin dhe mbrojnë Lali Erin, megjithëse në dy prej deklaratave mes rreshtave kemi qëndrimin e qartë që ata mbështesin protestat kundër korrupsionit, duke e evidentuar”, tha Pollo.

Ai tha se nuk ka fitore pa u munduar, duhet një përpjekje e vazhdueshme.

“Erion Veliaj nuk mund ti kthehet një normaliteti, që të vijojë të bëjë konferenca si në rastet  kur i organizon Bashkia, apo edhe ndërkombëtarët. Nëse do të ketë një rritje presioni pozitiv, do të detyrojë Lali Erin, SPAK apo Këshillin Bashkiak që të bëjnë atë që sot s’po e bëjnë. Ndaj duhen rritur forcat, tonet dhe numrat”, tha Pollo.

Ai u shpreh se opozita nuk ka pse të ulë presionin, përkundrazi ka me dhjetra forma për të mos lejuar Erion Veliajn të vijojë i qetë atë agjendën e tij sikundër ka bërë deri më tani.

Pollo tha se SPAK është në presion politik, përsa kohë ka një druajtje prej tij t'i përmend emrin.

"Publiku tashmë e njeh jo nga denoncimet e Belind Këlliçit, jo nga mediat investigative, por nga vendimi i GJKKO", tha Pollo. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco