‘Kujt i thua hileqar?’, Vasili debat të ashpër me Ndrecën: Të të vij zor

‘Kujt i thua hileqar?’, Vasili debat të ashpër me Ndrecën: Të të vij zor

16:13, 23/04/2024
A+ Aa A-

Në Komisionin Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi kanë vijuar debatet e ashpra mes anëtarëve.

Vasili i tha Ndrecës se vetëm ofendon dhe se përdori fjalën “hileqar”. Ndërsa, Ndreca nga ana e tij iu drejtua Vasilit, duke i thënë se në këtë mënyrë mund të drejtohej në një tjetër vend.

Albana Vokshi: Hilet i keni ju profesion. Do marr masa nëse iu ndërhyn kolegëve. Z Ndreca iu tërheq fjalën disa herë, mos bëj kokofoni këtu, nuk punon dot me konfliktin tënd të interesit, nuk mbulon dot abuzimet me koncesionet.

Plarent Ndreca: Keni proces-verbalin, që të shmangen lojërat e fjalëve. Lexoni proces-verbalin e seancës.

Edmond Spaho: Ndreca, turp të të vijë. Turp i madh që merremi me këto gjëra. Debati është kur flasin dëshmitarët, ju keni nisur sherre për çështje të thjeshta e formale.

Petrit Vasili: Ndreca, i je genjeshtar? Të të vijë zor.

Ndreca: Këto thuaji te familja jote.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco