PS braktis sërish Komisionin Hetimor për Shëndetësinë. Ja çfarë kërkon

PS braktis sërish Komisionin Hetimor për Shëndetësinë. Ja çfarë kërkon

15:40, 23/04/2024
A+ Aa A-

Pas zhvillimit të katër mbledhjeve, Komisioni Hetimor për Shëndetësinë u mblodh gjatë ditës së sotme, pas dakordësisë së palëve për të kthyer punën në normalitet.

Në komision u diskutua që palët të bien dakord për një draft të dakordësuar që të integrojë të dy draftet për planet e hetimit.

Media ka siguruar planin hetimor të PS, për Komisionin Hetimor të Shëndetësisë për koncesionet për Sterilizimin dhe Check Up, i cili do të dakordësohet me atë të propozuar më herët nga ana e opozitës së vendit.

PS ka propozuar që hetimet të shtrihen nga viti 2009. PS deklaron se duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006 si dhe të gjithë ish drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco