SYRI TV/ 'Fajin e kanë pemët', qeveria gjen justifikim për ndërhyrjen në momunente natyrore

13:47, 23/04/2024
A+ Aa A-

 

Qeveria  po tenton të justifikojë ndërhyrjen betonizuese në parqet natyrore, me dëmtimin e pemeve. 

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, së fundmi ka shpallur një procedurë tenderuese për rivlerësimin e listës së monumenteve të natyrës.

Në termat e referencës së këtij tenderi thuhet se është vlerësuar e nevojshme rivlerësimi i parqeve natyrore, pasi një pjesë e tyre janë dëmtuar.

SYRI TV

Pas miratimit të ligjit kontravers për parqet natyrore, tashmë qeveria ka nisur zbatimin e një strategjie për të justifikuar betonizimin e zonave të mbrojtura.

Njësia zbatuese e kësaj strategjie është Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

Së fundmi, kjo agjenci ka shpallur një procedurë tenderuese për “Studimin/rivlerësimin e listës së monumenteve të natyrës”.Në termat e referencës së këtij tenderi thuhet se është vlerësuar e nevojshme rivlerësimi i parqeve natyrore, pasi një pjesë e tyre janë dëmtuar.“Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura kanë raportuar disa problematika, si sëmundje që ka prekur mjaft pemë të llojit Rrap (midis tyre edhe ato të shpallura monument natyror), sëmundje që ka prekur mjaft pemë të llojit Pishë, tharje dhe dëmtime të tjera, e të tjerë, thuhet në raportin e institucionit.

E, menjehërë pas kësaj, vjen paragrafi që zbulon arsyet e vërteta të këtij rivlerësimi të parqeve natyrore.“Për shkak të këtyre problematikave, disa nga monumentet natyrore e kanë humbur vlerën e tyre”, thotë Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

Materiali që shoqëron procedurën tenderuese, megjithëse me volum të madh, nuk ka asnjë të dhënë apo raport mbi gjendjen aktuale të monumenteve e parqeve natyrore dhe se mbi cilat kritere është konstatuar se disa monumente natyrore e kanë humbur vlerën e tyre.Mesa duket, vetëm me një fjali.

 Agjencia e Zonave të Mbrojtura po tenton të justifikojë ndërhyrjen betonizuese në parqet.

Në shkurt të këtij viti, shumica socialiste miratoi ndryshimet në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”. 

Opozita dhe shoqëria civile e kundërshtuan me forcë këtë ligj, duke e konsideruar si një projekt të pakonsultuar, pa analizë dhe që krijon hapësira për korrupsion dhe shkatërrim të bukurive të rralla natyrore të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco