Analisti dhe juristi Ylli Manjani reagoi pas publikimit të raportit të Departamentit të Shtetit, që ndërton një panoramë të zymtë për keqqeverisjen në Shqipëri.
Por kjo panoramë është e ndryshme nga qëndrimet e ambasadorëve në vendin tonë.
“Shembja e pallateve nga bashkia e AliBabVelisë, me ligjet e tërmetit të 2019-ës, si dhe nxjerrja me policë nga shtëpitë private të njerëzve, me qëllim lirimin e trojeve për ndërtim kullash, është interes strategjik Amerikan.
Gjithashtu, interes strategjik Amerikan është edhe vjedhja 100% e fondeve publike nga drejtorët e administratës monopartiake të bashkisë e jo vetëm.
Kështu që me urdhër të ambasadës amerikane rrini sus e mos i bini në qafë hajnave.
Dhe mos lexoni raportin e DASH, por dëgjoni delet e ambasadës,” shkruan Manjani.
© SYRI.net