Bie kërkesa e Redi Mollës, nuk hiqet sekuestroja mbi celularin e gruas së tij

Bie kërkesa e Redi Mollës, nuk hiqet sekuestroja mbi celularin e gruas së tij

12:30, 23/04/2024
A+ Aa A-

Togat e zeza me relatore Rudina Pallojin rrëzuan kërkesën e mbrojtjes së ish-drejtorit të Ujësjellësit në Bashkinë e Tiranës, Redi Mollës për heqjen e sekuestros mbi një telefon të bashkëshortes së tij, masë e caktuar në kuadër të dosjes “5D”.

Celulari në fjalë pritet të kalojë në sitën e hetuesve sikurse pajisjet e sendet e tjera të sekuestruar me qëllim gjetjen e provave të mundshme.

Gjykata e rrëzoi kërkesën e ish-drejtorit për kthimin e aparatit telefonik .

Redi Molla është ish-drejtori i Bashkisë së Tiranës dhe një herësh sipas SPAK një nga pronarët de fakto të kompanisë “5D konstruksion”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco