Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë pritet të rinisë punën ditën e sotme

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë pritet të rinisë punën ditën e sotme

10:34, 23/04/2024
A+ Aa A-

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë do të mblidhet sot në orën 13:00, pas dakordësisë së palëve për të kthyer punën në normalitet.

Pritet që në mbledhjen e sotme, opozita dhe mazhoranca do të diskutojnë për planin paraprak të hetimit e kërkesat e dakordësuara për informacion.

Teksa PS do të kthehet në tryezën e punës, ka gati edhe propozimin për planin paraprak të hetimit.

Mësohet se Partia Socialiste do të propozojë përfshirjen në planin e hetimit parlamentar të vizitave në terren për të parë nga afër se si janë zbatuar kontratat: ajo e "check up"-et dhe sterilizimit, si dhe intervista të ndryshme me stafin dhe pacientët.

7 hapat e Planit të Hetimit të hartuar nga mazhoranca:

Hapi 1: Përcaktimi i Qëllimeve dhe Objektivave të Hetimi

Hapi 2: Përcaktimi i Kufijve dhe Juridiksionit të Hetimit

Hapi 3: Strukturimi i Ekipit Hetimor

Hapi 4: Planifikimi i Procesit të Mbledhjes së provave

Hapi 5: Seanca të Dëgjimit dhe Analizë

Hapi 6: Raportimi dhe Rekomandimet

Hapi 7: Ndërmarrja e Veprimeve të Mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco