Xhaferri: Pa krim nuk ka zhvillim/ Tatimi për profesionet e lira masakër financiare që nxit shpopullim!

Xhaferri: Pa krim nuk ka zhvillim/ Tatimi për profesionet e lira masakër financiare që nxit shpopullim!

10:25, 23/04/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Ashtu siç e  kishim paralajmëruar tatimi për profesionet lira është një haraç që vret iniciativën e sipërmarrjes dhe nxit eksodin masiv nga vendi. 

Qeveria Rama ka vendosur që ekonominë t'a bazojë në paratë e narkotrafikut që kanë bërë që leku i ekonomisë sonë të rrënuar të mposhtë monedhën evropiane, tej çdo logjike ekonomike. 

Që prej 1 Janarit 2024 personat fizikë dhe të vetë-punësuarit s’ trajtohen më si sipërmarrje  e vogël me 0% tatim,  por taksohen me normën tatimore 15% për fitimin e deklaruar nga biznesi deri më 14 milionë lekë në vit dhe 23%  për fitimin e deklaruar mbi fashën e 14 milionë lekëve.

Ditët e fundit me qindra profesionistë të lirë nga 26 kategoritë që preken nga këto ndryshime u përballën me  fatura tatimore të cilat shkonin deri në 30 % të xhiros.

Kjo është një masakër ekonomike, në një kohë që për shoqëritë tregtare dhe biznesin e madh që fiton deri në miliona euro në vit tatim fitimi është 15 %.

Shumë prej këtyre sipërmarrësve janë me kredi në banka dhe kjo goditje shtetërore për të mbuluar gropat e korrupsionit do jetë fatale për të ardhmen e tyre. 

Ftoj profesionistët e lirë t'i bashkohen protestave tona kundër kësaj kaste hajdutësh që tallen me mundin dhe djersën e shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco