Blushi: Korrupsioni ‘5D’ i Veliajt, pronarit faktik të inceneratorit, nuk mund të amnistohet nga SPAK

Blushi: Korrupsioni ‘5D’ i Veliajt, pronarit faktik të inceneratorit, nuk mund të amnistohet nga SPAK

19:57, 22/04/2024
A+ Aa A-

Tedi Blushi, këshilltari i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, shprehet se me urdhër të pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës dhe kryetarit të organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj, sot na u mohua e drejta për të bërë transparencë dhe audit për aferat  korruptive dhe kriminale të Bashkisë së Tiranës.

Blushi tha se korrupsioni i shfrenuar dhe inkriminimi nuk mund të shmangen me procedurë dhe as mund të amnistohen nga SPAK-u dhe Drejtësia me Regji!

“Fundi i pandëshkueshmërisë është misioni ynë!

Partia e Lirisë dhe opozita e vërtetë do të jetë në ballë të betejës, në mbrojtje të interesit qytetar, për ta çliruar Bashkinë e Tiranës njëherë e përgjithmonë nga mafia e inceneratorëve.

Kur Drejtësia me Regji i amniston dhe i mbron të korruptuarit, është populli që i arreston”, tha Blushi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco