Gjykata u ndalon 4 protestuesve, daljen në protesta, reagon Noka: E padëgjuar! Po Veliaj do të kërrehet prej atje!

11:15, 22/04/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës i ka liruar katër protestuesit e ndaluar për protestën para bashkisë së Tiranës duke u dhënë masën “detyrim paraqitje", por me sa duket jo vetëm aq. Drejtues të Partisë Demokratike, si z. Flamur Noka, të cilët kanë qënë duke pritur vendimin për protestuesit, reaguan ashpër për vendimin dhënë katër të rinjve.

Z. Noka tha se masa që u dha protestuesve nuk ishte dëgjuar në 33 vite." Drejtësia e re për të mbrojtur hajdutërinë, shpiku një masë të re, - tha Noka. - Përveç detyrimit me paraqitje, u ndalon daljen në vende publike, pra të drejtën e protestës!!! Janë turrur tani të ndalojnë protestën ndaj hajdutërisë. Po askush, as gjykata, as policia e inkriminuar e Taulant Ballës, as shteti i Edi Ramës nuk e shpëton dot Erion Veliajn dhe bashkë me të, asnjë hajdut që ka vjedhur taksat e shqiptarëve. Ata do të përballen me Partinë Demokratike, do të përballen me opozitën dhe të jeni të sigurt që Erion Veliaj do të kërrehet nga aty ku është sepse ai nuk përfaqëson më vullnetin e qytetarëve të Tiranës, por thjesht përfaqëson hajdutërinë dhe babëzinë. Nuk ka gjykatë dhe polici që do ta mbrojë” theksoi ai.

Katër protestuesit e ndaluar nga policia janë: Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, Franc Kaloshi dhe Artan Muçmata

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco