'(Hot)spot albanese' - Tentativa e emisionit investigativ të RAI 3 që të pyesë Ramën për kampet e refugjatëve

09:07, 22/04/2024
A+ Aa A-

Mbrëmjen e së dielës, emisioni investigativ ‘Report’ i RAI 3 ka zbuluar detaje nga kampet e refugjatëve që po ndërtohen në Shqipëri falë marrëveshjes së kryeministres italiane Georgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. ("Report", programi që bëri histori në fushën e gazetarisë investigative në TV. Sigfrido Ranucci dhe ekipi i Report edhe një herë në rreshtin e parë me hetime dhe njohuri mbi politikën, ekonominë dhe shoqërinë.)

PJESA II (VAZHDIM)

‘Report’ rrëfen se ka provuar të kontaktojë Ramën për të kërkuar një intervistë, por nuk kanë marrë një përgjigje. Për këtë arsye ‘Report’ ka mbërritur në Tiranë gjatë një Samiti ndërkombëtar (Samiti 2 ditor BE-Ballkan Perëndimor në shkurt) dhe kanë tentuar t’i bëjnë ndonjë pyetje kur ai priste miqtë në tapetin e kuq.

Gazetari i ‘Report’: Kryeministër jam nga ‘Report’, Rai 3. A mund t’ju bëj ndonjë pyetje?

Rama: Më vonë.

Pas një ore pritje gazetari ritenton t’i bëjë pyetje: Z. Kryeministër a mund t’u pyes për marrëveshjen Itali – Shqipëri? T’ju pyes si ka mundësi kaq shumë bujari për ne italianët? Për 5 vite ne italianëve do të na kushtojë 100 milionë euro siguria për këtë marrëveshje.

Rama: Nuk i bëj unë llogaritë tuaja.

Gazetari: Është ajo çfarë ju i kërkoni Italisë

Rama: Jo, zero!

Image

Në këtë marrëveshje duket se do të ketë një të papritur ku një biznesmen italian, themelues i televizionit ‘Agon Channel’ mund të sekuestrojë pjesë të këtyre parave. Qeveria e Tiranës i ka mbyllur Becchettit aktivitetin e sapo nisur dhe për këtë arsye ai e ka cuar çështjen në një gjykatë ndërkombëtare duke arritur të fitojë çështje e për këtë arsye qeveria shqiptare i detyrohet atij një shifër prej 135 milion euro dëmshpërblim.

Për këtë gazetari i ‘Report’ pyet Ramën kur po priste miqtë në tapetin e kuq gjatë samitit të shkurtit: Bechetti do t’ju sekuestrojë 135 mijë euro nga marrëveshja

Rama: Kush është ky?

Gazetari: Biznesmeni, pronari i ‘Agon Channel

Rama: Nuk e njoh. Nuk më rezulton.

Në fakt shqiptarët e njohin Becchettin dhe e dinë historinë e tij. 10 vite më parë kur u pre një mandat arresti për Becchettit ai ia mbathi për Londër ku jeton ende sot në një nga lagjet më luksoze të kryeqytetit.

Gazetari i ‘Report’  ka shkuar ta intervistojë dhe në momentin e parë të intervistës i vë në dukje bluzën që Becchetti ka veshur mbi të cilën ka të shkruar: Më mirë ngjyra gri se e zeza dhe kështu e pyet se çfarë kërkon të thotë. Becchetti i përgjigjet: Më mirë ngjyra gri e qiellit të Londrës se sa e zeza e burgut. E në këtë rast gazetari e pyet: Pse rrezikoni burgun në Shqipëri? Becchetti: Sepse jam i persekutuar politik. Kam një histori unike në Europë. 

Beccheti rrëfen më tej se ai është ndëshkuar se ka kritikuar qeverinë Rama. Kështu ai rrëfen kalvarin e tij pas përballjes me Ramën: me sekuestrimin e bizneseve të tij dhe dënimin me 17 vite heqje lirie. Tregon se si ka çuar çështjen në një gjykatë arbitrazhi dhe ka fituar por 135 milionë eurot ende nuk i ka parë nga qeveria Rama. Vendimi i gjykatës në favor të Becchettit është e njohur nga të gjitha konventat ndërkombëtare të nënshkruara edhe nga vetë Shqipëria. Pavarësisht kësaj Edi Rama në mënyrë konstante ka deklaruar se nuk ka ndër mend ti paguaj asnjë cent Francesco Becchettit.

Mesa duket përfituesi i vetëm i kësaj marrëveshje do të jetë Francesco Becchetti që mund te thuhet se ka pasur idenë gjeniale te gjejë mënyrën se si t’i marrë paratë e dëmshpërblimit qeverisë Rama. Një mënyrë që sipas Becchetit është të mbrojë të drejtat e tij dhe 135 milionë euro që Italia do t’i japë atij që e ka persekutuar janë të tijat.

Pretendimin në formë kërcënimi që ai ka bërë duket se si qeveria shqiptare ashtu edhe ajo italiane e kanë marrë seriozisht pasi sepse në marrëveshje është shtuar një pikë në bazë të së cilës Italia i garanton Shqipërisë se përmes kësaj marrëveshje asnjë sasi parash nuk do te mund të sekuestrohet nga një palë e tretë. ‘Është një shkelje e të drejtave të njeriut dhe e konventave ndërkombëtare shprehet Becchetti. ‘Është anti kushtetuese dhe nul’ shton ai.

Becchetti nuk duhet nënvlerësuar shprehet drejtuesi i emisionit të Rai 3, pasi në të kaluarën ai ka arritur te marrë një shumë prej 600 milionë euro nga dy kompani si Enel dhe Deutche Bank. Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco