'(Hot)spot albanese' - Emisioni investigativ i RAI 3 në misteret e marrëveshjes Meloni-Rama për kampet e refugjatëve

08:56, 22/04/2024
A+ Aa A-

Mbrëmjen e së dielës, emisioni investigativ ‘Report’ i RAI 3 ka zbuluar detaje nga kampet e refugjatëve që po ndërtohen në Shqipëri falë marrëveshjes së kryeministres italiane Georgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. 

("Report", programi që bëri histori në fushën e gazetarisë investigative në TV. Sigfrido Ranucci dhe ekipi i Report edhe një herë në rreshtin e parë me hetime dhe njohuri mbi politikën, ekonominë dhe shoqërinë.)

PJESA I

"Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët do t’i kushtojë italianëve rreth 1 miliardë euro për 5 vjet. Politika italiane e ka cilësuar mes të tjerash këtë marrëveshje, si një spot elektoral për kryeministren Meloni në prag të zgjedhjeve europiane.

Marrëveshja mes dy vendeve ka marrë në nëntorin e kaluar edhe bekimin e Presidentes të Komisionit EuropianUrsulavon del Leyen duke e cilësuar si një model i mundshëm për Europën. Më pas kjo u ndoq nga Komisari Europian për Emigracionin që i hapi zyrtarisht rrugën marrëveshjes.

Marrëveshja parashikon që Italia të paguajë ndërtimin e dy kampeve në Shëngjin dhe Gjadër nga zero, pasi atje nuk ekziston asgjë dhe afati i parashikuar për përmbylljen e punimeve është 20 maji i këtij viti ne prag të zgjedhjeve europiane.

Ministri i Brendshëm italian është i ngarkuari me menaxhimin e tenderave për ndërtimet e kampeve dhe ka siguruar që afatet do të respektohen, por stafi i emisionit ‘Report’ ka zbarkuar në Shëngjin për të monitoruar situatën e punimeve, por ajo çfarë kanë gjetur është vetëm fillimi i disa punimeve sporadike.

Ne kantier ‘Report’ ka mësuar diçka që qeveria italiane e kam mbajtur në heshtje që do të thotë kompaninë që ministria italiane ka caktuar për të bërë punimet. Në tabelën informuese në hyrje të zonës së ndërtimit shënohet emri ‘AKKAD’, shoqëri ndërtimi pulieze e drejtuar nga barezi Fabrizio Palmiotti, President i Rrjetit të Ndërtimeve nëPuglia.

Në Gjadër punimet janë edhe më të vonuara kështu afati i përfundimit të punimeve duket se ka rrëshqitur nga maji në nëntor shoqëruar me rritje të kostove fillestare.

Kryeministria italiane, Giorgia Meloni parashikon të sjellë në Shqipëri 36 mijë emigrantë në vit për 5 vite duke menduar se qeveria e saj është në gjendje të shqyrtojë 3 mijë kërkesa për azil në muaj dhe sipas ‘Report’ optimizmi i qeverisë së saj duhet të përballet me pesimizmin e burokracisë italiane.

Për këtë arsye ‘Report’ i është drejtuar specialistëve të ‘NumeroVerde’ që merren me asistencë tëemigranteve për kërkesat për azil dhe sipas eksperiencës së tyre vetëm për të prezantuar kërkesën duhen rreth 3 muaj.

Specialistët sjellin në vëmendje si shembull zyrën e Romës dhe shpjegojnë se ngadalësia e procedurës ka bërë që aktualisht të shqyrtohen kërkesat dhe te zhvillohen audiencat e aplikimeve tëvitit 2022.

Me pak fjalë, sipas tyre, procedurat për shqyrtim të kërkesave për azil si dhe marrja e dokumenteve apo lejes zgjasin rreth dy vite e gjysmë ndërkohë kur Meloni pretendon se do ta kryejë këtë procedurë në vetëm 28 ditë.

Marrëveshja është realizuar për shkak të marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, por mbi të gjitha ajo është firmosur veçanërisht për shkak të marrëdhënieve jashtë mase të mira mes Melonit dhe Ramës.

Mes të dyve është instaluar në raport që nuk limitohet në protokollet formale të shteteve siç është parë edhe në Samitin e BE në Moldavi e më pas me pushimet verore të Melonit në Shqipëri në vilën në plazh të kryeministrit Rama. 

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco