Tubimi/ Ted Kopliku: Ndërkombëtarët mbështesin një drejtësi që kërkon 40 hajdutët, por nuk kërkon asnjëherë Ali Babën

20:32, 21/04/2024
A+ Aa A-

“Nuk është e drejtë që ndërkombëtarët mbështesin një drejtësi që kërkon 40 hajdutët, por nuk kërkon asnjëherë Ali Babën”, kështu u shpreh Ted Kopliku nga "Brain Gain" ,teksa mbajti fjalimin e tij sot poshtë shtëpisë së liderit demokrat, Sali Berisha.

Ajo që dua të them është se në 2024 , këta festojnë 80 vjetorin e marrjes së pushtetit, pra në 80 vite të marrjes  së pushtetit ku ka ‘më bukur’ për ta se ta festojnë me liderin e opozitës së burgosur.

Ata e urrejnë Sali Berishën për të vetmen arsye, se në këto 13 vite bëri hapat më të mëdhenj që Shqipëria ka bërë ndonjëherë.

Realisht i konsiderojmë miqtë ndërkombëtarë për sa kohë ata bëhen pjesë e forcimit të demokracisë , e forcimit të drejtësisë, por jo kur ata shqetësohen për një derë të djegur, ndërkohë që heshtin për boshatisjen e Shqipërisë, apo që mbështesin një drejtësi që kërkon 40 hajdutët, por nuk kërkon asnjëherë Ali Babën. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco