Media shtetërore italiane zbulon hartuesin e paktit Rama-Meloni: Njeriu 'hije' i Ramës, ish-avokati i narkotrafikantëve...

Media shtetërore italiane zbulon hartuesin e paktit Rama-Meloni: Njeriu 'hije' i Ramës, ish-avokati i narkotrafikantëve...

16:01, 21/04/2024
A+ Aa A-

Edhe pse mediat shqiptare heshtin, pasi janë të gjitha nën hyqmin e pushtetit, media italiane duket se nuk do të ndalet pa zbërthyer deri në detaje marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët.

Nëse RTSH-ja jonë e quan marrëveshjen si diçka shumë pozitive, televizioni shtetëror Italian, RAI, i cili me sa duket nuk kontrollohet nga Meloni, si RTSH-ja jonë, do të zbulojë mbrëmbjen e sotme njeriun që ka iniciuar dhe hartuar marrëveshjen jo-transparente mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e kampeve të refugjatëve në Lezhë.

Sonte një kronikë speciale në programin "Report Rai3" mbi Pakti Rama Meloni, paralajmërohet se njëriu që qëndron në prapaskenë të kësaj marrëveshje është njeriu ‘hije’ i Edi Ramës, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

E përditshmja La Repubblica jep paraprakisht detajet e kronikës që do të transmetohet mbrëmjen e sotme në RAI dhe ndër të tjera thotë për Engjëll Agaçin se ai është njëriu kyç dhe njihet në Itali si avokat i narkotrafikantëve.

"Njeriu kyc i Paktit Itali-Shqipëri është një ish avokat i narkotrafikantëve në Tiranë"( Engjell Agaçi) 

Për Report kosto e këtij Pakti është jashtë kontrollit e do arrijë mbi 1 miliardë euro në 5 vite.   

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco