Dhunuan protestuesit, Noka: Policia e Shtetit strehë e krimit të organizuar

Dhunuan protestuesit, Noka: Policia e Shtetit strehë e krimit të organizuar

13:13, 21/04/2024
A+ Aa A-

Pas dhunës së ushtruar ndaj protestuesve që dolën në shesh kundër Erion Velijat dhe bandës së tij të hajdutëve ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka.

Në një postim ne rrjetet sociale ai shkruan se Policia e Shtetit është kthyer në një strehë të krimit të organizuar.

Postimi:

Gjykata e shkallës së tretë në Itali e ka dënuar në mungesë me 12 vjet heqje lirie për ndihmën që i ka dhënë vrasësit të një sipërmarrësi italian, por Ervin Zela është veshur polic në Shqipëri, ku i shërben me zell narkoshtetit duke dhunuar protestuesit. Ervin Zela është polici që dhunoi qytetarët në protestën para bashkisë, si shkëmbim "nderesh" për rekrutimin dhe strehimin e tij në radhët e bluve.

Uniforma e Policisë së Shtetit po vishet nga kriminelë, kundravajtës e shkelës të ligjit, me synimin për t'ua vërsulur opozitës dhe qytetarëve kur protestojnë kundër korrupsionit e taksavjedhësve si Erion Veliaj. Burime nga shtypi italian bëjnë të ditur se Ervin Zela është dënuar me 12 vjet burgim për bashkëpunimin e tij me vrasësit e shtetasit italian në vitin 2008. Kjo CV kriminale i mjafton Narkorilindjes për t'i dhënë pushtetin e dhunës mbi shqiptarët. Vetëm largimi i kryebandës mund ta shpëtojë shtetin nga kapitullimi ndaj krimit.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Flamur Noka (@nflamur)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco