SYRI TV/ Berisha-Ballës: Mos prek me dorë demokratët, përdore persona me rekorde kriminale

22:14, 20/04/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar ministrin e Brendshëm Taulant Ballën, se në protestën para bashkisë së Tiranës përdori policë të infiltruar dhe persona më rekorde kriminale për të shantazhuar protestuesit. Duke folur para qindra qytetarëve të mbledhur poshtë banesës së tij, Berisha u shpreh se qytetarët i treguan Evropës se nuk pajtohen me vjedhjet. Lideri i opozitës i vijoi akuzat ndaj kreut te SPAK, Altin Dumani se ka amnistuar krimet e bëra nga zyrtarë të lartë socialiste

Nga Syri TV

Rruga që po ndjekim ne është rruga e qytetëruar dhe evropiane

Lideri i opozitës Sali Berisha akuzoi Ministrin e Brendshëm Taluant Balla se me anë të punonjësve të policisë ka dhunuar qytetarët, të cilët të premten protestuan kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në protestën, ku qytetarët kundërshtojnë vendimin politik të SPAK, Berisha denoncoi faktin se  Taulant Balla përdori policë të infilturar dhe persona me rekorde kriminale për të provokuar dhe shantazhuar qytetarët.

Berisha deklaroi se qytetarët nuk pajtohen me vjedhjen që Erion Veliaj iu ka bërë taksave të tyre gjatë këtyre viteve, ndaj të premten do të protestohet sërish përpara Bashkisë së Tiranës.

Sali Berisha akuzoi drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin se ka amnistuar krimet ku janë të lidhur zyrtarët e lartë socialist.

Berisha deklaroi se me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, qytetarët janë larguar nga vendi për shkak të keqqeverisjes së tij. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco