Këlliçi: Veliaj në Holandë për të gjetur ato 100 mln euro të vjedhura që do investoheshin në landfill

17:10, 20/04/2024
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD dhe drejtues politik për Tiranën, tha se nëse në Europë kapet ndonjë kryebashkiak me 1/100 e skandalit që është kapur Erion Veliaj do ishin zhdukur, do kishte dhënë dorëheqjen, do kishte reagime të forta.

“Po pse këta drejtorët kanë vjedhur me ‘5D’ dhe Erjoni nuk dinte gjë, këta që ishin projektuar si ministrat e Veliajt kur ai mendonte se do të bëhej Kryeministër, këta janë ata që Erjon Veliaj na tregonte se kanë ndryshuar Tiranën, se ka bërë punë shumë të mira”, tha Këlliçi.

Në një intervistë për Syri Tv, Këlliçi tha se Erjon Veliaj ikën në Hollandë më 25 prill, sepse si pronar faktik i inceneratorit të Tiranës, gjë që e ka thënë ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj, për të mbyllur disa hesape me kompaninë mëmë të inceneratorit, që ndodhet në Holandë, sepse i ka ngecur investimi 100 mln euro që do të bëhej në landfill dhe s’kanë ku të gjejnë më paratë, sepse tashmë është kthyer në një skandal ndërkombëtar. Ai tha se Veliaj ka gropa të mëdha financiare, duhet të mbyllë këto gropa, sepse i ka vjedhur paratë dhe sot s’ka as incinerator.

Këlliçi tha se sot po vijon të paguhet për një kontratë që është lidhur me dokumente false, kur prestanomet Zoto dhe Mërtiri janë publikë dhe na dalin si holandezë.

“Këta të SPAK a i dinë këto gjëra, apo kanë mission të godasin vetëm opozitën. Kryebashkiaku i Tiranës ka vjedhur 162 mln euro dhe askush nuk mban përgjegjësi”, tha Këlliçi.

Ai tha se Veliaj madje tallet sepse krahason vjedhjen e 162 mln eurove me ca patate që i bien kamarierit nga pjata. “Ky është imbecile dhe ne duhet ta pranojmë këtë?”, tha Këlliçi.

Në vijim ai tha se drejtorët e burgosur vijojnë ti japin urdhër Veliajt nga qelia, sikundër edhe atyre që janë emëruar në pozicionet e tyre në Bashkinë e Tiranës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco