VIDEO/ Këlliçi: Banditët dhe paramilitarët e Erjon Veliajt do të marrin përgjigjen e merituar nga i pari te i fundit

VIDEO/ Këlliçi: Banditët dhe paramilitarët e Erjon Veliajt do të marrin përgjigjen e merituar nga i pari te i fundit

16:49, 20/04/2024
A+ Aa A-

Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën, në një intervistë për Syri TV, tha se është e paimagjinueshme që 3 të rinj, dy 18 vjeçarë dhe tjetri anëtar i kryesisë së PD-së në Laprakë, mbahen në qeli.

Këlliçi e konsideron si absurd atë që ka ndodhur pas protestës së djeshme para Bashkisë së Tiranës, ku të rinjtë janë shantazhuar, dhunuar, intimiduar nga banditët paramilitarë dhe ata të tjerë që urdhërohen nga Taulant Balla.

“Do t’iu çjerrim maskën patronazhistëve nga i pari te i fundit. Javën tjetër do të kemi një protestë edhe më të madhe se kjo e së premtes”, tha Këlliçi.

Ai tha se kanë shkuar 30 forca policore për të arrestuar një pjesëmarrës në protestë, a thua se po arrestonin ndonjë nga këta drejtorët e ‘5D’.

“E gjithë banda e patronazhistëve janë investuar në dhunimin e demokratëve”, tha Këlliçi. Sipas tij, nuk ka ndodhur kurrë që të organizohet një protestë kundër një kryetari bashkie që është kapur në vjedhje.

Këlliçi tha se një prej atyre që fyenin, shanin, agravonin situatën është Ervis Zela, polic në Komisariatin nr1. Ai tha se këta ishin të infiltruar brenda protestuesve dhe tensiononin situatën.

“Të gjithë banditët dhe paramilitarët e Erjon Veliajt do të marrin përgjigjen e merituar nga i pari te i fundit”, tha Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco